Për çdo godinë të re, ndërtim familjar apo biznesi, që do të ngrihet në Tiranë dhe një zonë me rreze 15 kilometra, me pikë qendrore Aeroportin e Rinasit do të kërkojë lejen e Agjencisë së Zhvillimi të Territorit dhe për herë të parë edhe të Autoritetit të Aviacionit Civil. Vendimi, që mban jo vetëm propozimin, por edhe firmën e miratimit të vetë zv.kryeministres Belinda Balluku, ka kaluar në mbledhje qeverie më 18 dhjetor dhe tashmë është në fuqi.
Vendimi i qeverise i datës 18 dhjetor 2024
Vendimi, që përjashton totalisht 5 bashki duke filluar nga ajo e kryeqytetit, nga kompetenca tradicionale mbi leje për çdo ndërtesë, ka si qëllimi krijimin e një zonë të sigurisë aeroportuale, e cila që në pikën 2 të VKM-së thotë se do të jetë territori i cili shtrihet në një rreze prej 15 km vijë ajrore nga pika e referimit të aeroportit. Pra, zona është jashtëzakonisht e madhe. Dhe duket qartë edhe në këtë rreth gjigand në hartë, i bërë nga Report Tv përmes programeve në ‘Google Maps’, një hapësirë gjigande që përfshin thuajse të gjithë zonën urbane të kryeqytetit, të plota bashkitë Vorë e Kamëz, gjysmën e Durrësit dhe Shijakut dhe thuajse të plotë Bashkinë e Kavajës.
Gjurma në hartë (në formë rrethi gjigand) e hapësirës territoriale që përfshihet në “zonën e mbrojtur aeroportuale”
I njëjti rregull do të vlejë edhe për aeroportin e ardhshëm të Vlorës, dhe në këtë rast kompetencat të reja mbi lejet e ndërtimit do të përfshijnë pjesën më të madhe të bregdetit, duke përjashtuar nga procedura edhe Bashkinë e Vlorës.
Si fillim duhet sqaruar se kjo është një praktikë që nuk ndiqet nga vendet e tjera. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv thuhet qartë se standardet ndërkombëtare kërkojnë që zona e mbrojtur për sigurinë aeroportuale përcaktohet vetëm 10 kilometra (dhe jo 15) dhe vetëm si zgjatim i pistës në të dyja anët e saj, dhe 15% e kësaj hapësire horizontalisht.
Foto: Skema e zonës së sigurisë sipas rregullores europiane
Pra, jo vetëm që në vendimin e qeverisë shqiptare distanca është 50% më shumë se standardi i huaj, por është në formë rrethi, pra 15 kilometra nga të gjitha anët, duke krijuar këtë hapësirë gjigande që përbën një përqindje të rëndësishme të territorit të vendit, duke përfshirë zonën më të rëndësishme ekonomike atë Tiranë-Durrës.
Në këtë hapësirë përfshihet e gjithë zona perëndimore e qytetit deri, më së paku në qendër të Tiranës, si edhe shumë zona të tjera, ndër të cilat Selita, Farka e Vogël, Bulevardi i Ri, zona e Liqenit të Thatë e më gjerë. Praktikisht, “zona e mbrojtur aeroportuale” përfshin edhe atë që konsiderohet si “zemra ekonomike” e Tiranës. Shumë shpejt do të përfshijë edhe bregdetin e Vlorës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon kalimi e kompetencave në dhënien e lejeve të ndërtimit nga bashkitë në këto hapësira, tek AZHT, por vetëm pasi të kenë kaluar “testin e sigurisë” pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Pra do të jetë ky institucion në varësi të ministrisë së Belinda Ballukut, i cili do të duhet të japë pëlqimin për ndërtimet brenda 30 ditëve. Edhe zhvillimi, ndërtimi ose përdorimi i pasurive të paluajtshme, brenda zonës së mbrojtur të aeroportit, për aktivitet që mund të tërheqë botën shtazore, i çohet për vlerësim Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili duhet të japë verdiktin brenda 10 ditëve. Nëse objektet apo strukturat e planifikuara për ndërtim apo instalim janë të rrezikshme për shkak të vendndodhjes, lartësisë ose mungesës së shënimit apo ndriçimit të tyre, që marrin lejen nga AAC-ja, duhet të njoftojnë këtë të fundit edhe për fillimin e punimeve dhe përfundimin e tyre.
Autoriteti i Aviacionit Civil është një institucion teknik që deri tani nuk ka pasur asnjë lloj kompetence mbi lejet e ndërtimit. Është e paqartë sesi do të mund të arrijë t’i studiojë dhe të marrë vendim për mijëra kërkesa, ndërkohë që vetëm në Bashkinë e Tiranës janë 95 të punësuar që merren vetëm me shqyrtimin e lejeve të ndërtimit. Edhe stafi i AZHT-së që tani do të mbingarkohet për çdo vendim urbanistik edhe për pjesën më të madhe të kryeqytetit, e ka një staf totalisht të pa mjaftueshëm për të përballuar këtë fluks të madh të punës.
Aeroporti i Prishtines rezen e kontrollit e ka 13 km. Ne po e cojme ne 15 km dhe bejme shume mire, pasi edhe pista e aeroportit do te zgjatet dhe zgjerohet duke i sherbyer perspektives. Duhet aprovuar leja e ndertimit edhe nga autoriteti i aviacionit civil pasi duhet te sigurohet garancia e mosperlasjes se avioneve me struktura ndertuese te larta apo te pa ndricuara etj etj. Me mire vone se kurre.
PërgjigjuKjo hallke e re, TAKSE ne zinxhirin e pagesave per ata MIJERA qe do te duan te ndertojne... sa do ta kete tarifen e re, dhe vjelja e kesaj tarife per cfare do te perdoret dhe nga kush? Kjo duket pune spcialistesh, qe do te krijoje nje fond gjigand parash TE mbledhura... pervec problemeve artificiale. Per cfare po pergatiten qeveritaret tane pervec merakut(oreksit) te madh qe paskan ne marrje kompetencash e berje ligjesh tani para zgjedhjeve?! Ndarje kompetencash (llokmash) apo GARANCI
PërgjigjuNuk kishte si te behej ndryshe.Tani te pakten ka pak konkurence me bashkine TR
PërgjigjuEshte shume e qarte, lugina qe te con per ne detin Adriatik eshte targetuar per tu zhvatur nga Rama, Balluku dhe llupenet pas tyre.
PërgjigjuMjafton mos ti votoni edhe pas 12 maj nuk i keni aspak ne parlament , vetem parti te reja dhe opozitare ndryshe ma moret ne qafe o popull
PërgjigjuNje vendim i domosdoshem, qe parandalon aksidentet ajrore ne Tirane.
PërgjigjuHajde bela mafia hajde
PërgjigjuJa ka mesu gjithe hilet lideri global
PërgjigjuDo e haje keq kjo nga firmosjet or teeeejjjjj