Mbyllja e qeverisë Amerikane
mijëra punonjës s’paraqiten në punë

Mbyllja e qeverisë Amerikane<br />mijëra punonjës s’paraqiten në punë<br>
Mijëra punonjës federal nuk janë paraqitur në punë ditën e sotme ndërkohë që senati amerikan është duke u përpjekur t’i jap fund mbylljes së qeverisë.

Mbyllja nisi mesnatën e ditës së premte ku ligjvënësit dështuar të arrinin në një shtyrje të financimeve federale dhe përpjekja për të arritur një kompromis para ditës së hënë dështuan.

Një votim për ti dhënë fund mbylljes së qeverisë pritet të mbahet në orët e vona të ditës së hënë, gjë që do të thotë se shumë zyra të qeverisë do të qëndrojnë të mbyllura.

Gjatë sesionit të fundjavës pati shumë pak shenja kompromisi mes senatorëve demokratë dhe atyre republikanë, të cilët fajësojnë njëri- tjetrin për krizën e krijuar. Demokratët duan që si pjesë të marrëveshjes për buxhetin presidenti Trump të negociojë për emigrantët, por republikanet shprehen se nuk është e mundur asnjë marrëveshje ndërkohë që shërbimet federale janë të mbyllura.

Senatorët republikanë gjithashtu kërkojnë financime për sigurinë në kufi, ku pjesë e tyre është edhe muri me Meksikën, reforma në emigracion dhe një rritje të shpenzimeve ushtarake.

Mos arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për miratimin e buxhetit përkthehet në pezullimin e mijërave punëtorëve federal të cilët do të qëndrojnë pa pagesë deri sa ngërçi i krijuar të zgjidhet.

Gjatë ditës së shtunë presidenti Trump u shpreh se votimi me shumicë të thjeshtë ishte i nevojshëm për t’i dhënë fund ngërçit. Ndërkohë që për të kaluar buxhetin në janë të nevojshme 60 vota, ku në dhomën me 100 anëtarë, republikanët kanë vetëm 51 vota, çka e bën të nevojshme një kompromis me demokratët për t’i dhënë fund krizës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS