Mbyllet tregu i Roskovecit, kryetarja Bufi: Është hapur në pika të tjera ku respektohen masat e sigurisë

Mbyllet tregu i Roskovecit, kryetarja Bufi: Është hapur në pika të tjera ku respektohen masat e sigurisë

Pazari i famshëm tradicional i Roskovecit si qendra kryesore tregtare e zonës dhe më e rëndësishmja e zhvillimit ekonomik të Fierit, Beratit, Mallakastrës dhe Lushnjës është mbyllur se funksionuari për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së koronavirusit në popullatë pas vendimit të këshillit bashkiak të Roskovecit.

Këtë ka deklaruar kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi. Sipas saj vendimi i diktua si nevojë për të ruajtur shitësit dhe blerësit nga pandemia e COVID-19, për shkak të popullimit të madh që ka pazari i Roskovecit për herë të parë pas më shumë se 80 vjet aktivitet si treg, i cili u ka ardhur në ndihmë tregtarëve të Roskovecit dhe zonave përreth që zhvillojnë aktivitet mbi 400 tregtare  në rreth 2 kilometra për shitjen e artikujve të ndryshëm ushqimor, bujqësore blegtoralë dhe industriale, por edhe për të plotësuar nevojat e blerësve.

Bashkia Roskovec ka lejuar tregtimin e tyre në hapësirat publike të kontrolluara plotësisht për respektimin e rregullave për ruajtjen e distancës sociale, pajisjen me maska dhe doreza si mjete mbrojtëse të shitësve dhe qytetarëve blerës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Pazari tradicional që është zhvilluar çdo të dielë nuk zhvillohet më sepse ka qenë grumbullim masiv jo vetëm i tregtarëve dhe qyteraëve të Roskovecit, por edhe i tregtarëve dhe qytetarëve që vinin nga zonat e tjera. Por ne jemi përpjekur që gjatë ditëve të javës, të gjithë tregtarët që shesin produkte ushqimore, bujqsore, fruta perime, ne tu japim hapësirën e nevojshme duke respektuar rregullat, në mënyrë që edhe ata të shesin, por edhe qytetarët e Roskovecit të përmbushin nevojat e tyre. Pra është lejuar çdo ditë të javës në hapësira publike të cilat nuk pengojnë dhe nuk shkelin rregullat e vendosura nga qeveria,"-deklaroi Bufi.

Përsa i përket kontrollit të çmimeve të shitjes kjo nuk është kompetencë e policisë bashkiake të Roskovecit por është përgjegjësi e organeve tatimore ka thënë kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi. Sipas saj pazari tradicional i Roskovecit si qendra kryesore ekonomike e zonës do të qëndrojë i mbyllur deri në një vendim tjetër të këshillit bashkiak të imponuar nga masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja