TIRANË - Tregtarët e tregut tek ish-Uzina Dinamo kanë nisur një protestë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi kërkojnë që ky treg të mos mbyllet.
Shkak për këtë protestë u bë fakti se Policia Bashkiake në orën 5:00 të mëngjesit bllokoi kalimin e një furgoni me mallra i cili do të furnizonte bizneset e sipërmarrësve të këtij tregu.
Edhe gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar konfliktet fizike ndërmjet Policisë Bashkiake dhe tregtarëve që protestonin para tregut të ish- Uzinës Dinamo. Nuk ka kaluar gjatë dhe situata është vënë nën kontroll, ku protestuesit janë tërhequr nga konfrontimet fizike, por jo nga protesta.
Gjithashtu mësohet se Policia Bashkiake ka bllokuar të gjitha rrugët që lidhen me tregun në fjalë dhe nuk lejon futjen e kamionëve me mallra brenda tregut.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës ka vendosur mbylljen e tregut të Uzinës Dinamo, vendim ky që është nënshkruar edhe nga Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. /ATSH/
/Shqiptarja.com