Tragjike! Hyri të shpëtonte vajzën që rrëshkiti, nënë e bijë mbyten në gropën me ujë në Pogradec (Pamjet+Detaje)

POGRADEC-Tragjedi në familjen Mazelli. Nënë e bijë janë mbytur në një gropë me ujë në fshatin Alarup pasditen e sotme rreth orës 17:00. Report Tv mëson se vajza rreth 10-vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë që përdorej për vaditje, ndërsa nëna që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.

Viktimat janë Liri Mazelli 35-vjeçe nënë e katër fëmijëve dhe e bija E. Mazelli 10-vjeçe, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, të gropës 2-3 metra të thellë me ujë ku u mbytën nënë e bijë.

Nëna e katër fëmijëve është gjetur e pajetë së bashku me bijën nga njëra prej tre vajzave të tjera, ndërsa trupat janë nxjerrë nga gropa me ujë nga vjehrri i 35-vjeçares, raporton gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha. Alarupi është një fshat në komunën Çërravë në rrethin e Pogradecit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Si u gjetën nënë e bijë pa jetë në gropë dhe kush i nxori (Detaje nga tragjedia në Pogradec)

1570386313_gropa2.jpg
Report Tv mëson detaje të reja nga ngjarja tragjike në Pogradec. Nëna dhe e bija që u mbytën janë gjetur pa jetë nga njëra prej tre vajzave të tjera të familjes Mazelli.

Njëra nga vajzat kërkonte nënën tek toka ku po punonte, por ka konstatuar se tek gropa që familja përdorte për vaditje ajo ishte mbytur bashkë me motrën.

Ka qenë vjehrri i 35-vjeçares ai që ka nxjerrë trupat nga gropa me ujë. Thellësia e gropës është 2-3 metra. Babai i vajzës punonte në Maqedoni dhe Greqi si emigrant.

Ora 20:15
PAMJET/ Kjo është gropa me ujë që i mori jetën nënës me vajzën në Pogradec

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, gropa me ujë që i mori jetën nënës dhe së bijës në fshatin Alarup të Pogradecit. Liri Mazelli 35-vjeçe nënë e katër fëmijëve me origjinë nga Elbasani e martuar në Pogradec hyri për të shpëtuar vajzën E. Mazelli 10-vjeçe, por nuk arritën që të dilnin gjallë.

Ora 20:02
Nënë e bijë u mbytën në gropën me ujë, banori: Ndodhi nga pakujdesia

Një banor i fshatit, Sherif Lilo në një prononcim për mediat shprehet se gropa ku u mbytën nënë e bijë ishte hapur për të vaditur tokën, ndërsa ngjarja thotë se ka ndodhur nga pakujdesia.

"Gropat shërbejnë për vaditje dhe janë të thella 2-3 metra, pasi nuk ka sistem vaditje. Po shkojmë në 2020 dhe ne nuk kemi ujë për të pirë, jo më për vaditje, prandaj i kemi hapur gropat nga e keqja. Me pompa me benzinë nxjerrin ujin.

Zotëria ka qershi, lajthi dhe mollë, që vadit 10 dynym tokë. Unë nuk e di si ka ndodhur ngjarja, pasi nuk kam qenë. Gruaja ka edhe tre fëmijë, burri punon në Greqi, dhe tani ka shkuar në Maqedoni, nuk e di a ka ardhur. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taqi: 06/10/2019 22:31

    Po pse nuk e rrethoi gropen ai qe e beri tani eshte fajtor dhe duhet te ndershkohet ngushullime familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur