Mbytet anija me emigrantë në Lampedusa, 6 të vdekur dhe 40 të zhdukur

Mbytet anija me emigrantë në Lampedusa, 6 të vdekur dhe 40 të zhdukur

Foto ilustruese

Itali-Të paktën 6 emigrantë humbën jetën nga përmbysja e një anije në jug të Lampedusës, ndërsa 40 të tjerë janë zhdukur. 

 Anija u nis më 16 mars me 56 persona nga Sfax, Tunizi, sipas të mbijetuarve. 24 orë më vonë, shumë emigrantë ranë në det për shkak të detit të trazuar.

Anija vazhdoi udhëtimin drejt Lampedusës me probleme serioze derisa u pikas nga roja bregdetare.

Gjashtë burra u gjetën të vdekur, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur ndonjë tjetër të mbijetuar, sipas La Repubblica. 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’