Mbytet një 14-vjecar në Vlorë
Pushuesi: Si e nxorra nga deti

VLORE-Një 14-vjecar ka ndërruar jetë sot paradite në spitalin rajonal të Vlorës ku është dërguar në gjendje të rëndë pasi rrezikoi të mbytej në det.

Policia bën të ditur se, rreth orës 10:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, përballë shkollës së Marinës, një shtetas ka rrezikuar të mbytej në det dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se bëhet fjalë për një të ri të moshës 14-vjeçare, për të cilin rreth orës 10:10, Spitali ka konfirmuar se ka ndërruar jetë.

Shqiptarja.com meson se i mituri quhet  Endri Bejkotaraj, banues në lagjen 10 Korriku.

Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

"O xhaxhi po mbytet nje aty ne det..." Pushuesi tregon si nxorri femijen nga uji
Nje pushues eshte personi që e nxorri nga uji 14-vjecarin. Ai rrëfen momentet dramatike per Shqiptarja.com.
“U thashë thërrisni urgjencën e policinë dhe erdhën ata, por për mua ai kishte mbaruar që në kohën që ishte në ujë”.

Pushuesi  shprehet se deti sot ishte me dallgë dhe shumë pak kishin hyrë të laheshin. Ai tregon se djaloshin e kapi e tërhoqi nga uji në momentin kur trupi po fundosej në ujë.
“Isha në anë të detit pothuajse i vetëm kur një djalë i vogël më bërtiti, 'o xhaxhi po mbytet një aty tutje'. Sa vajta unë, 50-50 metër në thellësi në det, e kapa i vura dorën te fyti ia mbajta lart kokën por për mua ai kishte mbaruar sepse kur shkova nuk jepte shenja jete. E morën pastaj kur e nxora nga uji i bënë frymëmarrje, i nxorrën ujë por nuk ia dolën dot”.

Sipas pushuesit, 14-vjecari ishte me të atin dhe një fëmijë të vogël me vete, ndërsa thekson se askush nuk e ndihmoi për ta nxjerrë nga uji.

Nje tjeter deshmitar ne vendgjarje pohon te njejtat fjale.
"Ambulanca mbërriti për 2 minuta e gjysëm, por nuk bëmë dot gjë. Mirë qe e pikasi një djalë aty dhe e pa që ai nuk po dilte dhe hyri e mori në krahë e nxorri nga uji”.

Auron Tare: Përgjegjëse Bashkia
Drejtori i Agjensisë Shtetërorë të Bregdetit, Auron Tare, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme ku një 14 vjeçarë u mbyt në bregdetin e Vlorës.

Sipas Auron Tares përgjegjësia për këtë ngjarje është e Bashkisë në bregdet mungonte roja bregdetare.

“Është përgjegjësia e Bashkisë. Ne si institucion kemi kërkuar ta kemi këtë shërbim nën institucionin tonë, bashkit kanë kërkuar ta administrojnë vetë. Nga informacionet që unë kam di që në zonën e ujit të ftohtë por edhe në zonat e tjera të Vlorës nuk kanë masat e duhura për sigurinë për të informuar qytetarët”, tha Tare.
 
Ndër të tjera ai shtoi se problem është edhe fakti që ujërat janë të papastra dhe se njerëzit nuk janë mjaftueshëm të informuar rreth zonave të pastra dhe atyre problematike.
 
Ndërkohë në bregdetet tona sipas Tares ka pasur një përmirësim në sinjalistikë në krahasim me vitet e tjera.
 
Endri Bejkotaraj 14 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, ndërroi jetë sot paradite rreth orës 10:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, ku pavarësisht  ndihmës mjekësore ai nuk arriti të mbijetonte.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen