Mbytet varka me emigrantë në Itali, 30 të zhdukur, 17 të mbijetuar! Organizata 'Alarm Phone' akuzon autoritetet: Ka dhjetëra të vdekur! Vonuan shpëtimin

Mbytet varka me emigrantë në Itali, 30 të zhdukur, 17 të mbijetuar! Organizata 'Alarm Phone' akuzon autoritetet: Ka dhjetëra të vdekur! Vonuan shpëtimin

Varka në ujërat e Italisë

ITALI - Një varkë me 47 emigrantë që ishte nisur nga ujërat e Libisë drejt Italisë është mbytur. Këtë e bën me dije Organizata ‘Alarm Phone’ që sqaron se në Itali ka rënë alarmi për orë të tëra por është vonuar shpëtimi.  “Shumë nga 47 personat në bord janë të zhdukur”, shkruan organizata ndërsa shton se janë mbytur dhjetëra persona që ndodheshin në varkë.

Mediat italiane raportojne se nga 47 personat në bord, 30 janë zhdukur ndërsa janë shpëtuar 17 prej tyre.  Operacionet e kërkimit vazhdojnë me ndihmën e anijeve tregtare të pranishme në zonë, sqaron Roja Bregdetare si dhe me avionët e Frontex.

“Opreacioni i shpëtimit u zhvillua jashtë zonës së përgjegjësisë italiane Sar, duke evidentuar pasivitetin e Qendrave të tjera Kombëtare të Shpëtimit dhe Koordinimit Detar të përfshira sipas zonës”, thotë roja brendegtare italiane.

Alarm Phone shkruan autoritetet italiane u kishin dhënë udhëzime anijeve tregtare të pranishme në zonë, por vëzhgimi zgjati vetëm 24 orë. Për këtë arsye Alarm Phone akuzon Italinë për ngjarjen tragjike.

“Nga ora 02.28 e datës 11 mars, autoritetet u informuan për urgjencën dhe situatën e rrezikshme. Autoritetet italiane vonuan qëllimisht shpëtimin, duke i lënë ata të vdisnin”, shkruan organizata.

Mbrëmë, sipas Alarm Phone (OJQ e krijuar nga një rrjet i madh aktivistësh për të alarmuar shpëtimin në det), kontakti me varkën kishte "humbur".

Një video e ‘Sea Watch’, e publikuar në Twitter nga gazetari Sergio Scandura i Radio Radicale, tregon varkën në vështirësi shumë të rënda dhe anijet tregtare që përpiqen ta mbrojnë atë nga dallgët, por nuk arrijnë të ndërhyjnë.

Kujtojmë se në muajin shkurt, një tragjedi u shënua në bregdetin itlaiane në Cutro ku 62 persona humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Italisë. Mësohet se shkak për këtë tragjedi u bë fakti se trafikantët hodhën në det dhjetëra njerëz për të lehtësuar gomonen me të cilën udhëtonin për të mos u kapur nga policia.

????
???? 47 Persone a rischio

L'imbarcazione, segnalata da @Alarm_Phone, è a 113 miglia NW Bengasi, è alla deriva, col motore in avaria, in balia delle onde????. Tanker ????#Basilis_L ???????? sulla scena.

Il video del velivolo ????️ #Seabird2 #SeaWatch

????OSINT via @RadioRadicale

????
???? pic.twitter.com/Pk56AGpxvM

— Sergio Scandura (@scandura) March 11, 2023

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni