Mbyti nënën e tij me plastmas në Përmet, Report Tv siguron foton e Albi Muhollarit! 24-vjeçari ekselent në SHBA, dyshohej se vuante nga depresioni

PËRMET- “Çfarë ishte kjo që bëra”?! Kjo ka qenë fjalia e vetme që ka artikuluar Albi Muhollari teksa shoqërohej në polici për mbytjen e nënës së tijZeniat Muhollari, me qese plastmasi në Përmet mbrëmjen e 3 qershorit 2023. 

24 vjeçari (në foto) ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte përfunduar studimet me rezultate të larta për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa policët e shoqëronin në komisariat, ai, djali ekselent në studime, në gjëndje të rënduar psikologjike kërkonte vetëm ujë e përsëriste e përsëriste: “Çfarë ishte kjo që bëra”?!

Hetuesit kanë marrë në pyetje autorin e dyshuar të dielën, 4 qershor, në prani të avokatit. Albi Muhollari ka pranuar autorësinë, megjithatë ka refuzuar të japë shpjegime të mëtejshme për motivin apo rrethanat e krimit, duke thënë se do të fliste një herë tjetër pasi nuk ndjehej mirë.  

Sipas gazetarit të Report Tv, Piro Nase, gjatë qëndrimit në qeli ka pirë veçse ujë dhe ka ngrënë një kroasan.

I ati i Albi Muhollarit në momentin që ndodhi ngjarja, bëri fajtor mjekun Kiço Stefanidhi pasi sipas tij, i biri do duhej të qëndronte në spital.

Versioni i mjekut neurolog

Por pas njohjes me këto akuza, mjeku neurolog Kiço Stefanidhi reagoi duke thënë se dy ditë para ngjarjes, të riut I është dhënë trajtimi i nevojshëm dhe se ai nuk ishte agresiv, por kishte një çrregullim humori. Kësisoj, mjeku tregoi se i dhanë vetëm qetësues dhe e trajtuan si rast rutinë. Për më tepër, dy prindërit në momentin që e çuan në urgjencë, sipas mjekut, nuk e sqaruan dhe as nuk i sollën një dokumentacion që dëshmonte se Aldo Muhollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pista e dytë e hetimit

Grupi hetimor po verifikon një tjetër pistë që lidhet me trashëgiminë e  pronësisë nga prindërit tek një pjesëtar tjetër i familjes. Dyshohet se prindërit, i kanë kaluar pa dijeninë e djalit, njërës prej vajzave banesën tre kateshe ku ndodhi krimi. Natën e krimit mes prindërve dhe djalit ka pasur debat verbal

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Mbyti të ëmën në Përmet, Albi Muhollari para OPGJ: Çfarë kam bërë kështu?

 

Albi Muhollari ka dalë  sot para Oficerëve të Policisë Gjyqësore mjaft rëndë psikologjikisht. Fillimisht ka qenë i qetë dhe ka kërkuar të pinte vetëm ujë.

Shpesh, 24-vjeçari është dëgjuar t’i ketë thënë vetes: Çfarë është kjo që kam bërë kështu?

Sipas gazetarit të Report Tv, Piro Nase, përgjatë qëndrimit ka pirë veçse ujë dhe ka ngrënë një molto. Ai pranoi dje krimin që kishte bërë por refuzoi të jepte shpjegime për ngjarjen pasi nuk ishte në gjendjen e duhur.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tp: 05/06/2023 13:31

    Paska qen gjeni,zhiv, gjynah nena pa ketij i kan ber vaksinen ne kok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë