Një baba është ekzekutuar në mes të kryeqytetit të Jemenit pasi u shpall fajtor për vrasjen e tri vajzave të tij.

Ali Abdullah al-Noami i la vajzat e tij të mbyteshin në një rezervuar pas një grindjeje me bashkëshorten e tij. Rahaf 7 vjeçe, Raghad 12 vjeçe dhe Malak 14 vjeçe, humbën jetën.

Ali Abdullah u ekzekutua në mes të syve të qindra njerëzve së bashku me dy vrasës të tjerë fëmijësh, Abdullah Ali al-Mukahali, 38 vjeç dhe Mohammed Abdullah Arman, 33 vjeç.

Të tre të akuzuarit u nxorën në qendër të kryeqytetit të Jemenit, u gjunjëzuan dhe më pas u vranë me kallashnikov AK-47 përpara një turme njerëzish, të cilët po filmonin ngjarjen.

Abdullah Arman ishte dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një djali tetë vjeçar të quajtur Mohammed al-Haddad.

Ligjet aktuale në Jemen lejojnë dënimin me vdekje për një gamë të gjerë krimesh përfshirë vrasjen, rrëmbimin, përdhunimin, tradhëtinë bashkëshortore, homoseksualitetin dhe një numër të veprave fetare.

Pasi tre burrat u qëlluan, një mjek i kontrolloit u sigurua që ata kishin vdekur. Ky ishte ekzekutimi i parë në publik që prej gushtit të vitit 2018, ku tre burra të dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një fëmije u qëlluan dhe më pas trupat e tyre u shfaqën të varur te një vinç.