Mbyti vajzën 9-muajshe me duar, arrestohet në Korçë 46 vjeçarja! U dënua në Greqi me 20 vite burg por u arratis

Arrestohet në Korçë Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, e dënuar me 20 vite burg nga drejtëisa greke pasi ka mbytur me duar vajzën e saj 9-muajshe.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar Irenën banuese në fshatin Miras, të Devollit, me 20 vite burg, për veprën "Vrasja me qëllim", sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale "Vrasja e paramendim" të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

46 vjeçarja më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.  

Gjykata e korcës ka njohur vendimin dhe ajo do ta nkryehë burgun në vendin tonë

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor "Arratia". 

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Devoll, për kapjen e një shtetaseje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga 46-vjeçarja e dënuar në Greqi, me 20 vite burg, për veprën penale "Vrasja me paramendim". 

Strukturat për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Zyrën e Interpol Tirana dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, finalizuan operacionin e koduar "Arratia", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetases në kërkim ndërkombëtar:  

Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim".

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën "Vrasja me qëllim", sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale "Vrasja me paramendim" të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.  

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona