Humbja e jetës së 8 vjeçares nga Kosova një ditë më parë në plazhin e Shëngjinit dyshohet të ketë ardhur nga vonesa e dhënies së ndihmës së shpejtë nga ana e stafit mjekësor të Qendrës Shëndetësore Shëngjin.

Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë, bëjnë të ditur për ATSH-në se për këtë po proçedohen në gjendje të lirë, Domenika K., vjeç 44, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, me detyre mjeke në Qendrën Shëndetësore Shëngjin dhe Gjelina G., vjeç 55, banuese në Ishull Shëngjin, Lezhë me detyrë infermiere në Qendrën Shendetësore Shëngjin.

Sipas policisë, këto shtetase dyshohen se nuk kanë marrë masat e duhura për t'i dhënë 8 vjeçares në kohën më të shpejtë të mundshme, ndihmën e parë mjekësore. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të "Shpërdorimit të detyrës"./ATSH/