Më tepër se një javë pas mbytjes së dy kushërinjve, Rei dhe Berti Tahirllari, në fshatin Qatrom të Korçës, policia e Korçës ka proceduar penalisht tre persona të dyshuar si përgjegjës për mbytjen e dy kushërinjve.
Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Korçës që thanë se ish-kryetari i komunës Drenovë, Flamur Sala, dhe kryetari aktual i njësisë Administrative Marsel Mejdanlli, janë marrë në ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Po ashtu sipas njoftimit zyrtar të policisë është marrë në ndjekje penale edhe administratori i shoqërisë private Vasil Kapurani që administron sipërfaqen ku është hapur gropa.
Territori ku është hapur gropa sipas burimeve të policisë është me përmbajtje argjile, e cila shfrytëzohet për prodhimin e tullave.
Nga hetimet e kryera dyshohet se kompania private, ka rezultuar me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, si edhe në mënyrën e shfrytëzimit të tokës, pikërisht në gropën ku humbën jetën dy kushërinjtë.
Policia thotë se ka dyshime se ish-kryetari i komunës dhe pasardhësi i tij kanë kryer shkelje në mënyrën e kontrollit dhe masave të marra nga kompania që shfrytëzon sipërfaqen e tokës, ku ishte hapur gropa e mbushur me ujë në të cilën u mbytën dy kushërinjtë.
Ngjarja ndodhi të premten e javës së kaluar me 19 gusht, kur dy kushërinjte Rei dhe Berti Tahirllari, u mbytën në një prej gropave të fshatit Qatrom.
Trupat e tyre u nxorën nga polumbarët e RENEA-s një ditë më vonë.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO