MBZHR në mbështetje të fermerëve, shpërndahen ushqime për kafshët në zonat e përmbytura

MBZHR në mbështetje të fermerëve, shpërndahen ushqime për kafshët në zonat e përmbytura

MBZHR teksa shpërndan ushqime për kafshët në zonat e përmbytura

Në vijim të thirrjes të ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi, strukturat që po menaxhojnë situatën e krijuar nga reshjet, kanë nisur shpërndarjen e bazës ushqimore për kafshët në qarqet që u prekën së fundmi nga dajla e ujit në sipërfaqe.

Në vijim të masave mbështetëse nga MBZHR për fermerët blegtorë, këtë të shtunë u  shpërndanë ushqime për kafshët në 5 ferma të qarkut të Durrësit që mbarështojnë të imta. Vlen të theksohet se nga reshjet e ditëve të fundit nuk ka pasur humbje të gjësë së gjallë në qarkun e Durrësit por vetëm dëme në bazëdhe përmbytje të kullotave.
Shpërndarja e ushqimeve për bagtëtitë e imëta në zonat e përmbytura në qarkun e Durrësit u bë pas verifikimit të dëmeve në stalla, kullota dhe bazë ushqimore. Fermerët përfitues ishin nga njësia administrative e Perlatit, Sukth.

Më herët, strukturat e MBZHR kanë shpërndarë 36 ton ushqime për kafshët, më 12 janar në disa zona të qarkut Shkodër, si Ana e Malit, Obot, njësia administrative Goricë dhe Dajc të cilat u përmbytën nga reshjet e shiut. Kurse sasia e dytë e bazës ushqimore u shpërnda më 28 janar në njësinë administrative Ana e Malit, Muriqan, Dajc dhe Mushan.

Ndërsa gjatë ditës së premte, afro 2 ton ushqime për derrat dhe 0.5 ton vitamina e suplemente janë shpërndarë tek 20 fermerë të këtyre zonave. Vetëm në dy javët e fundit, në njësinë administrative të Dajcit dhe Anës së Malit, që gjenden akoma në pushtetin e ujit, janë shpërndarë rreth 81 ton bazë ushqimore.

Ministria e Bujqësisë ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar prej një muaji duke ofruar mbështetje për të gjithë fermerët që u dëmtuan nga pasojat e reshjeve të shiut.Deri më tani, gjendja shëndetësore e gjësë së gjallë është e mirë dhe shërbimi veterinar monitoron hap pas hapi situatën. Aktualisht është evakuar vetëm një fermë me 300 krerë bagëti e imët drejt një zone të sigurt, deri në tërheqjen e ujërave nga sipërfaqet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda