‘A do të hetoheni për dosjen McGonigal? Rama: E kam takuar, do e bëja sa herë të kthehesha prapa! Tek kjo çështje ia keni futur kot

Kryeministri Edi Rama është pyetur pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PS-së lidhur me takimet me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

I pyetur se a mendonte se do të hetohej për këtë çështje Rama tha se në prononcimet e tij ai i është referuar  “pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA” dhe se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.

Pyetje: Charles McGonigal është dënuar me 28 muaj burg disa ditë më parë për shkak se u provua që ndryshe nga edhe çfarë ju keni thënë; paratë që Agron Neza, 225 mijë euro që Agron Neza ka çuar,  nuk kanë qenë si një borxh që ai ia ka dhënë Charles McGonigal, por kanë shërbyer për të bërë lidhje me zyrtarë të huaj dhe një nga ata zyrtarë të huaj, jeni edhe ju. A mendoni se do të hetoheni për këtë çështje sepse në Amerikë Charles McGonigal është dënuar sepse është korruptuar në një farë mënyre nga kryeministri i Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Pjesa me argëtuese e imja me ju, e di kush është? Kur vini në gojën time gjëra që s’i kam thënë dhe ...

Ju e keni thënë në emisionin ‘’Opinion’’ që ato para janë dhënë borxh mes një miku ...

Kryeministri Edi Rama: Mos më ndërprit.

Po përderisa unë ju citoj saktë edhe e  konfirmoj atë që them. Dhe keni thënë në emisionin “Opinion’’ që ato para janë dhënë për borxh.

Kryeministri Edi Rama: Unë në prononcimet e mia lidhur me këtë çështje  i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentat zyrtare në SHBA sepse unë vetë s’kam pasur as lidhje dhe as dijeni lidhur me çfarë kanë publikuar zyrtarisht institucionet e SHBA.

Prokurorja në Amerikë thotë se këto para janë dhënë për të krijuar kontakte dhe lidhje me zyrtarë shqiptarë. Ju keni qenë një nga zyrtarët që e keni takuar Charles McGonigal. 

Kryeministri Edi Rama: E kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa sepse unë në takimet e mia jam kryeministër i Shqipërisë dhe vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, evropianë apo të vendeve aleate, jam gjithmonë i gatshëm t’i pres.

Ai është dënuar për ato takime se s’kanë qenë takime zyrtare, kanë qenë takime të fshehta.

Kryeministri Edi Rama: Shiko, duhet ta pranoni që tek kjo çështje ia keni futur kot.

Kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal, u dënua me 28 muaj burgim nga Gjykata federale e Uashingtonit  “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Asambleja, Rama 'ndez' motorët e fushatës, lë porositë: Census real anëtarësisë! Punoni sikur zgjedhjet të ishin më 15 mars


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni