Asambleja, Rama 'ndez' motorët e fushatës, lë porositë: Census real anëtarësisë! Punoni sikur zgjedhjet të ishin më 15 mars

TIRANË-  Për rreth dy orë është zhvilluar me dyer të mbyllura Asambleja e Partisë Socialiste, kryefjalë e së cilës ka qenë organizimi i partisë dhe anëtarësimet e reja. 

Vetë kryetari i PS-së, njëkohësisht kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit e qarqeve ishin fizikisht në seli ndërsa anëtarët e saj i ndoqën punimet online. Urdhri i Ramës ishte të punojnë sikur zgjedhjet parlamentare të jenë afër ndërsa kërkoi inventar edhe për problemet e qytetarëve.

Si fillim Kryesocialisti ka shprehur pakënaqësi dhe ka kërkuar nisjen e një procesi për vlerësimin e anëtarësisë socialiste sa janë aktiv e jo aktiv, e për të vijuar më tej me anëtarësime të reja në çdo organizatë të PS.

“Kemi konstatuar që ka probleme organizative në përbërjen e strukturave por edhe në regjistrin e Partisë. Të bëhet cens i të gjithë anëtarëve të PS, të ndahet pjesa joaktive” mësohet të ketë kërkuar Rama.   

Ka qenë dhe konkret në porositë. Nga drejtuesit e qarqeve ka kërkuar të dokumentojnë punën që po bëhet nga çdo organizatë si dhe ripërtëritje të çdo qelize, ndërsa më 15 mars-15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve.

“Asambleja dhe drejtuesit e qarqeve të punojnë për të rritur me 4 anëtarë çdo organizatë. Punoni sikur në 15 mars të ishin zgjedhje të përgjithshme. Strukturat të jenë aty për njerëzit, inventar për çdo familje, problematikat që kanë" mësohet tu ketë thënë drejtuesve Rama, informon gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com Raziela Myslimaj.

Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama tha se në të gjitha qarqet do të ketë takime të veçanta ku ai vetë do të marrë pjesë.

“Skuadra e motivuar, nuk kemi asnjë problem serioz", tha Rama

Drejtuesi i selisë rozë nuk mohoi ndryshime për hir të procesit të ri-organizimit të brendshëm ndërsa tha se është koha për reflektim ndaj auto-kritikave. Në mbledhjen me dyer të mbyllura me drejtuesit e qarqeve dhe anëtarët e Asamblesë, e dyta në pak javë, pas asaj të 11 shkurtit ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe Rama nuk ka kursyer as kritikat në drejtim të disa bashkive për anëtarësimet e reja e balancim gjinor, si nevojë për ripërtëritje, si dhe u ka kërkuar strukturave të bëjnë inventar për problemet e qytetarëve. Reflektimi pritet të paqyrohet në Asamblelnë e radhës që do të mblidhet më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. 

Porositë konkrete të Ramës

-Regjistri partisë me update deri 15 Mars

-Të mos kemi anëtarë një përdorimsh

-Ti jepet fund dyerve të mbyllur të partisë për ti hapur rrugë anëtarësimeve të reja.

-Krijim i grupeve aktive në Ëats app për çdo organizatë partie në bazë.

-Nevoja për kryetar të rinj partie në organizata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
‘Patronazhistët’? Rama-gazetarëve: Janë aktivë gjithë kohën, edhe kur ju flini

1708539731_rama.jpeg

I pyetur për ata që njihen si ‘patronazhistë’ brenda PS, Rama tha se sistemi i patronazhimit është aktiv gjatë gjithë kohës sidomosd tashmë që opozita është në gjendje ‘jo-aktive’.

“Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita që jemi aktivë edhe ne tjerët që nuk jemi patronazhistë”- tha Rama.

Ora 19:27
‘A do të hetoheni për dosjen McGonigal? Rama: E kam takuar, do e bëja sa herë të kthehesha prapa! Tek kjo çështje ia keni futur kot

Kryeministri Edi Rama është pyetur pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PS-së lidhur me takimet me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

I pyetur se a mendonte se do të hetohej për këtë çështje Rama tha se në prononcimet e tij ai i është referuar  “pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA” dhe se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.

Pyetje: Charles McGonigal është dënuar me 28 muaj burg disa ditë më parë për shkak se u provua që ndryshe nga edhe çfarë ju keni thënë; paratë që Agron Neza, 225 mijë euro që Agron Neza ka çuar,  nuk kanë qenë si një borxh që ai ia ka dhënë Charles McGonigal, por kanë shërbyer për të bërë lidhje me zyrtarë të huaj dhe një nga ata zyrtarë të huaj, jeni edhe ju. A mendoni se do të hetoheni për këtë çështje sepse në Amerikë Charles McGonigal është dënuar sepse është korruptuar në një farë mënyre nga kryeministri i Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Pjesa me argëtuese e imja me ju, e di kush është? Kur vini në gojën time gjëra që s’i kam thënë dhe ...

Ju e keni thënë në emisionin ‘’Opinion’’ që ato para janë dhënë borxh mes një miku ...

Kryeministri Edi Rama: Mos më ndërprit.

Po përderisa unë ju citoj saktë edhe e  konfirmoj atë që them. Dhe keni thënë në emisionin “Opinion’’ që ato para janë dhënë për borxh.

Kryeministri Edi Rama: Unë në prononcimet e mia lidhur me këtë çështje  i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentat zyrtare në SHBA sepse unë vetë s’kam pasur as lidhje dhe as dijeni lidhur me çfarë kanë publikuar zyrtarisht institucionet e SHBA.

Prokurorja në Amerikë thotë se këto para janë dhënë për të krijuar kontakte dhe lidhje me zyrtarë shqiptarë. Ju keni qenë një nga zyrtarët që e keni takuar Charles McGonigal. 

Kryeministri Edi Rama: E kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa sepse unë në takimet e mia jam kryeministër i Shqipërisë dhe vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, evropianë apo të vendeve aleate, jam gjithmonë i gatshëm t’i pres.

Ai është dënuar për ato takime se s’kanë qenë takime zyrtare, kanë qenë takime të fshehta.

Kryeministri Edi Rama: Shiko, duhet ta pranoni që tek kjo çështje ia keni futur kot.

Kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal, u dënua me 28 muaj burgim nga Gjykata federale e Uashingtonit  “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë.

Ora 19:10
Mbyllni shkollat e Gylenit? Rama: Do të mbyllen të kujtdoqofshin nëse nuk janë në përputhje me ligjin

Lufta “për pastrimin e mbetjeve në Shqipëri” të organizatës Feto, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, ishte pjesë e diskutimeve që u zhvilluan të martën në mbrëmje, 20 shkurt në Ankara ku kryeministri Edi Rama ishte në një takim zyrtar me Presidentin turk Tayyip Erdogan.

Jashtë selisë së PS-së i pyetur nga gazetarët Rama tha se janë mbyllur e do të vijojnë të mbyllet çdo institucion arsimor që nuk respekton ligjet. Gjatë përgjgjes Rama nuk përmendi ‘Gylen’ apo ‘Feto’ apo dhe Erdogan.

"Në Shqipëria janë mbyllur më shumë se kaq.  Janë mbyllur në bazë të rregullave dhe institucione që ju mund ti quani kështu apo ashtu por ata nuk kanë  qenë në përputhje me ligjin e republikës së Shqipërisë dhe do të vijojnë të mbyllen kudo qofshin e të kujtdoqofshin, e kushqofsh që u del në mbrojtje apo u vë etiketa të caktuara"

Ora 19:08
Amnistia, Rama: Keqkuptim total nga PD, e sqaroi Manja! Ligjet do vijojnë të kalojnë, kaosi nuk vjen nga ne

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Demokratike është keqkuptuar në lidhje me projektligjin për amnistinë penale që më pas u sqarua nga ministri Ulsi Manja. Ai foli edhe për situatën në Parlament, ku prej muajsh seancat nuk zhvillohen në kushte normale dhe ligjet kalojnë pa diskutim. Rama tha se kjo nuk ndodh për faj maxhorancës por për shkak të kaosit të Rithemelimit. 

"Ligjet kalojnë në një kohë të shkurtër, sepse nuk ka në sallë kushte për të kaluar në kohë të gjatë. Për sa kohë nuk ka kushte normale që nuk vijnë nga ne, ligjet do kalojnë ashtu siç kalojnë. Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës nesër të parlamentit. Ju jeni të lirë mos ta besoni, por nei i kemi punët e ndara. Unë jam në parlament, një deputet që ndjek çfarë është përgatitur. Nuk e di sesi është agjenda nesër. Di që është bërë një diskutim mbi një keqkuptim total që është krijuar, është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë."

Ora 19:07
Asambleja e PS, Rama: Reflektimi mbi kritikat e herës së kaluar ka qenë pozitiv nga të gjithë! Skuadra shumë e motivuar

Ditë reflektimi mbi kritikat e herës së kaluar e konsideroi kryeministri Edi Rama mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

"Ajo që po thoja është që ne nuk kemi një problem sot për sot as me kritikat as me vetëkritikën sepse në asamblenë e përgjithshme që u zhvillua disa ditë më parë ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar. Reflektimi ka qenë pozitiv nga të gjithë. Ka lojtarë që hyjnë menjëherë në loja ka nga ata që duan nxemje. E rëndësishme fakti që e gjithë skuadra është e motivuar."

Ora 19:05
'Nuk e ndjek opozitën, s'kam asnjë interes', Rama për protestën e Rithemelimit: Ata janë konglomerate, grupe

'Ajo nuk është opozita, janë konglomerate, grupe', kështu u kryeminsitri Edi Rama i pyetur për protestën e Rithemelimit që u zhvillua ditën e djeshme para kryeministrisë.

Në një prononcim për mediet nga selia e PS, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS i pyetur nëse i ndikon organizimi i opozitës, Rama u shpreh se, “nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën, sepse s’kam asnjë interes dhe asnjë arsye për hir të së vërtetës që të jem i vëmendshëm se çfarë bën ajo që ju e quani opozitë”.

Ora 19:03
Basha deklaroi se s’do të japë votat për Amnistinë Penale, Rama: Sa ishte ora? Ka qenë akoma përgjumësh

1708539054_edirama.PNG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Amnistinë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë. Rama tha se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sqaroi keqkuptimin që kishte mbi kategoritë përfituese të projektligjit.

“Është bërë një keqkuptim total dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i drejtësisë”- tha kryeministri.

Ndërsa sa i takon qëndrimit të kryedemokratit Lulzim Basha i cili deklaroi se nuk do ta votonte Amnistinë, Rama bëri edhe një batutë.

“Në cilën orë e ka thënë? Sa ishte ora? Se ka qenë akoma përgjumësh”- u shpreh Rama.

Ora 19:01
‘PS ndryshon vetveten’, Rama: Jemi në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe barazimin e kuotave gjinore në zonat rurale

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe në barazimin e kuotave gjinore në disa prej zonave rurale.

“Jemi me anëtarësimet shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe adresimin e balancës gjinore në çdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike po ka pika të caktuara kryesisht në zonat rurale ku duhet bërë më shumë punë për të pasur barazi gjinore mes burrave dhe grave”- tha Rama.

Pasi doli nga mbledhja online e asamblesë së PS, Rama tha se Partia Socialiste ndryshon vetveten dhe shtoi se ka një angazhim pozitiv nga drejtuesit politikë në qarqe.

“Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë tjerët por ndryshon veteveten. Unë shoh një angazhim pozitiv plus që sistemi ynë që ka një komponent gjithmonë e më të zhvilluar digjital, ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që raportojmë ne me fjalë”- shtoi kryesocialisti.

Ora 12:46
Balla: PS e vetmja parti politike në vend me institucione të brendshme funksionale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë i tha gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj se mbledhja e sotme e Asamblesë është një organizim i brendshëm dhe se PS është e vetmja parti që ka institucione të brendshme funksionale.

"Për të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet të prisni orën 17:30, por mund t’ju them thjesht dhe vetëm një fjali që PS-ja është e vetmja parti politike në këtë vend që ka institucione të brendshme funksionale dhe natyrshëm që të gjitha këto institucione, strategji dhe ky organizim është diçka e ADN-së së brendshme të PS-së. Kështu që mos u habisni që ne të mblidhemi çdo ditë, natyrshëm, jashtë orarit zyrtar të punës", tha Balla.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasoni: 22/02/2024 07:47

    Donte te thoshte vidhni sikur jeni ne pushtet deri me 15 mars ha ha ha. Do ngelesh edhe ti histori o shefi gjate i xhepistave te gjate

    Përgjigju
  • Iris: 22/02/2024 01:46

    Z.Rama kur flet per mbylljen e obj.arsimore te FETO-se me kujtove nje superfilm amerikan /CASABLANCA/.Ne film komandanti i Gestapos i kerkon oficerit francez qe kishte nen juridiksion rendin ne qytet,te mbyllte lokalin ku evropianet kenduan Marsejezen te nxitur nga nje lider i rezistences antinaziste ne forme proteste kunder nazisteve qe po kendonin ne te njejtin lokal e ne te njejten kohe kenget e tyre naziste.Oficeri francez e pyet komandantin e Gestapos se me cfare justifikimi t'a mbyllte lokalin dhe SS-i i dha urdher prerazi-/Gjeje nje!/ Keshtu dhe ty te ka dhene urdher autokrati Erdogan dhe jam e sigurte se /do t'a gjesh/ nje arsye a nje /shkelje/ ligji qe t'i mbyllesh.Jeta imiton artin.e z.kryeminister?!

    Përgjigju
  • Maria: 21/02/2024 19:28

    Mjafton udhezimi "inventar për çdo familje" per te kuptuar shtetin paralel, te paligjshem dhe metodat e ish sigurimit te shtetit, per te mbledhur dhe perpuniar e me pas keqerdorur, manipuluar dhe intimiduar e te dhenave personale te shtetasve. Kuptohet, sa nga bazat shteterore te te dhenave, tek rrjetet e profilet sociale, spiunimi dere me dere etj. Eshte kaq e temerrshme lehtesia dhe paturpesia haptaz per te vazhduar me shkaterrimin e demokracise nga kryemafiozi Rama sa qe le pa tekst edhe prokuroret tane "heronj" te SPAK.

    Përgjigju
  • haha: 21/02/2024 19:17

    ky ju tha ketyre sejmeneve ... vidhni sa me shume qe dhe sikur te ishin zgjedhjet tashti ne mars dhe te humbnim, te kishim mundesi te kishim aq shume fonde saqe e ndenjura ne opozite per nje dekade nuk do na i shteronte fondet. ec mor popull shqiptar ju ka bere sanduic dhe ju ka futur ne mes PS e PD e nuk e dini nga po e hani ... po e sigurt eshte qe po e hani :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion