Këngëtari e njëherësh aktori Sabri Fejzullahu do vijë së shpejti me një këngë të re. Këtë herë ai ka zgjedhur të bashkëpunojë me një artist të gjeneratës së re, i cili është Mc Kresha.
Këngëtari e njëherësh aktori Sabri Fejzullahu do vijë së shpejti me një këngë të re. Këtë herë ai ka zgjedhur të bashkëpunojë me një artist të gjeneratës së re, i cili është Mc Kresha. Duket paksa i habitshëm ky bashkëpunim, të mendosh që Fejzullahu lëvron një muzikë tradicionale, ndërsa MC Kresha përqafon zhanrin e muzkës Rap. Por ndoshta ky bashkim mes tyre, do të jetë një surprizë e këndshme, për ata që preferojnë të dëgjojnë muzikë të ngjizur nga dy rryma muzikore. Edhe në këtë rast shfaqet sërish Rozana Radi, e cila është njëkohësisht edhe e dashura e reperit të njohur kosovar, që në këtë rast ka marrë përsipër detyrën e tekstshkrueses.