McAllister: Të tejkalohet kriza,
rrezikohen zgjedhjet në Shqipëri

McAllister: Të tejkalohet kriza,<br />rrezikohen zgjedhjet në Shqipëri
Zyrtari i PPE, David McAllister ka rrëfyer se përse dështuan negociatat dje në Tiranë për gjetjen e një zgjidhje politike mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa ka shtuar se zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri janë në rrezik.
 
McAllister shprehet se palët nuk arritën të gjenin konsensusin për kushtin e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhjet parlamentare.
 
Ai thekson se kishim shpresë për përparim të negociatave, por në fund bisedimet u mbyllën pa sukses, ndërsa kërkon kapërcimin e krizës politike në Shqipëri.
 
"Në Shqipëri ka javë që rrezikohet një krizë e thellë politike përsa i përket zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në qershor.
 
Dje në Tiranë gjatë negociatave mes qeverisë dhe opozitës në disa pika pati progres shpresëdhënës.
 
Por në lidhje me çështjen kryesore të zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike tranzitore, nuk pari konsensus. Tani është koha për të tejkaluar ngërçin politik
" shkruan ai në statusin e tij në Facebook.
 
David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein qëndruan dje për 6 orë në Tiranë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, por Basha nuk pranoi draftin e tyre.
 
Në tryezë u propozua dhe u pranua nga mazhoranca shtyrja e zgjedhjeve për një muaj dhe disa ndërhyrje në qeveri për të vendosur ministra teknikë, me kushtin që gjithçka të fillojë nga Vetingu!
 
Por nga ana tjetër, kryedemokrati Basha ka insistuar për qeveri teknike dhe kryeministër teknik.

David McAllister
Statusi i David McAllister

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Monaco i shënon tre herë dhe i merr trofeun 'Gamper'

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Monaco i shënon tre herë dhe i merr trofeun 'Gamper'