‘McGonigal’, Partia e Lirisë merr akuzat e opozitës për Ramën dhe ‘ia faturon’ drejtësisë amerikane: Po shantazhon dëshmitarët, SPAK ta hetojë

Opozita në Shqipëri të shtunën e ardhshme ka thirrur një protestë mbarëkombëtare për atë që e quan ‘afera rama-McGonigal’. Sot ka dalë në një konferencë për mediat, Sekretari ti Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili akuzat e partisë që përfaqëson dhe të forcave të tjera opozitare thotë se i ka vendosur drejtësia amerikane.

Sipas tij Edi Rama është sot nën akuzë dhe i faktuar botërisht për implikimin e tij të drejtpërdrejtë në aferën korruptive shtetërore “McGonigal”.

"Akuzat e ngritura nga drejtësia amerikane për: Shpërdorim të detyrës; Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë;  Minimin mafioz të pluralizmit politik; Trafik të paligjshëm influencash; Korrupsion aktiv i vënë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë superskandal, që meriton të hetohet sa më parë nga SPAK, e ngritur posaçërisht për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore”, tha Blushi.

Në fakt drejtësia amerikane jo vetëm që nuk përmend asnjë akuzë për Ramën apo ndonjë shqiptar tjetër por edhe akuzat për ish zyrtarin e lartë të FBI-së janë shumë më të buta dhe përqendrohen në ‘mos deklarim të udhëtimeve dhe marrjes së një shume parash borxhi’

Tedi Blushi thotë se çdo ditë nga mediat amerikane e “kanë provuar se mes Edi Ramës dhe McGonigal nuk ka pasur kurrë një bashkëpunim për çështje rajonale siç gënjen publikisht Kryeministri, por vetëm një aferë të zezë mafioze, personale dhe politike, për të asgjësuar, me paratë e korrupsionit qeveritar, demokracinë, pluralizmin politik dhe shtetin ligjor në Shqipëri”.

Blushi bën thirrje që SPAK të nisë menjëherë hetimet për Kryeministrin Rama, i cili sipas tij po përpiqet në këtë periudhë të shkatërrojë provat, të intimidojë dhe shantazhojë dëshmitarët dhe të pengojë me çdo mjet antidemokratik kërkesën kushtetuese të opozitës për transparencë dhe llogaridhënie para Kuvendit, nëpërmjet interpelancës dhe një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e kësaj afere mafioze, me dimensione të mëdha, që rrezikon rëndë Sigurinë Kombëtare dhe ka cenuar si kurrë më parë marrëdhëniet miqësore dhe aleancën strategjike me SHBA.

“Është detyrim kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, të pranojë kërkesën e opozitës me 13 pyetje për interpelancë me Kryeministrin dhe për të nisur pa vonesë pranimin e kërkesës tjetër për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë veprimtarinë antikushtetuese dhe të paligjshme të Edi Ramës, që prej kohësh e ka kthyer institucionin të cilin drejton në një çerdhe korrupsioni, nepotizmi, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave. Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre”, tha ndër të tjera Blushi.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh. Opozita ka akuzuar për lidhje me Ramën dhe ka kërkuar komision hetimor parlamentar. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)