Mcllwham: Keqpërdorimi
i pushtetit dëmton demokracinë

Mcllwham: Keqpërdorimi<br />i pushtetit dëmton demokracinë
Në mbledhjen e sotme të Transparency International, mbi projektin “Sistemi i Kontrollit mbi alokimet e buxhetit, si pjesë e Strategjisë Anti-korrupsion”, ambasadorja britanike Fiona Mcllwham deklaroi se “keqpërdorimi i pushtetit, i fondeve publike apo postit, për përfitime personale, tjetërson sistemet demokratike”.

Për projektin ambasadorja u shpreh se kryhet për monitorim kundër korrupsionit, gjë që kërkohet nga Raporti i Progresit të 2011-ës. Ajo theksoi se progresi në luftën kundër korrupsionit nuk është jetik vetëm për progresin e Shqipërisë drejt BE-së, por edhe për fuqizimin e demokracisë. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024