Me 1 milionë euro kokainë në bagazhin e makinës, arrestohen për trafik ndërkombëtar droge 3 shqiptarë në Itali! Si tentuan të mashtronin efektivët: Po shkonim në Shqipëri (VIDEO)

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Verona për trafik ndërkombëtar droge. Policia ka sekuestruar mbi 11 kilogramë kokainë të pastër, e paketuar në 11 pako, të cilat ishin fshehur në bordin e dy makinave.

Shqiptarët i kanë rënë në sy policisë, pasi po ecnim me shpejtësi shumë të madhe, me dy makina me targa gjermane. Dyshohet se makina e parë bënte këqyrjen e rrugës dhe e dyta e cila kishte ngarkesën e kokainës e ndiqte pas. Sapo kanë parë policinë, njëra nga makina, me dy shqiptarët në bord, doli nga autostrada, ndërsa tjetra u zhvendos me shpejtësi në drejtim të jugut.

Pas ndjekjes nga ana e efektivëve, dy makinat u ndaluan nga policia dhe shoferi me pasagjerët thanë se erdhën nga Gjermania dhe do hanin diçka në Verona për t’u nisur më pas për në Bari nga ku më pas do të udhëtonin drejt Shqipërisë.

Ndërsa një version tjetër ka dhënë drejtuesi i makinës tjetër, i cili tha se nuk i njihte dy të tjerët dhe se ishte nisur për në Ankona, nga ku duhej të nisej për në Shqipëri, por pa pasur asnjë rezervë.

Dhjetë pako me kokainë u gjetën në bagazhin e njërës prej dy makinave, të fshehura në një fund të saj.

Të tre u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge dhe dërguan në paraburgim në Verona. Vlerësohet se droga mund të kishte sjellë mbi një milion euro.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje