Më 1 qershor hapet Kopshti Zoologjik, Veliaj inspekton punimet: Dhuratë për fëmijët, një tjetër hapësirë argëtimi! Do transformojmë edhe Kopshtin Botanik

TIRANË- Kopshti Zoologjik do të hapet më 1 qershor, që përkon me ditën e fëmijëve. Në këtë ditë të veçantë, fëmijët do të marrin një tjetër dhuratë, një hapësirë të re për të kaluar më shumë kohë, e cila do të ketë edhe parqe lojërash, hapësira për piknik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me një grup fëmijësh, inspektoi punimet që janë në fazën përfundimtare, për të mirëpritur më pas kafshët.

“Mezi pres që në datën 1 qershor fëmijët të kenë këtu jo vetëm një mundësi për t’u njohur me kafshët, jo vetëm një mundësi për të kaluar një ditë shumë cilësore me familjen, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të mësuar. Është ndoshta Kopshti Zoologjik më modern në Ballkan, i rikonceptuar plotësisht. Janë liruar hapësira nga zaptimi, ka më shumë hapësirë për kafshët. Ato kafazet e ngushta nuk ekzistojnë më, pra realisht ka një trajtim shumë më njerëzor sesa ato skenat që ne mbajmë mend nga Kopshti Zoologjik që trashëguam”, deklaroi ai. 

Veliaj nënvizoi se Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku janë mbjellë edhe 1200 pemë.

“Kush prodhon histeri kur zhvendoset një pemë, thjesht duhet të qetësohet. Vërtet zhvendoset një, por mbillen 1200 të tjera. Unë them se duhet te mbaroje koha kur të gjithë bëjnë gjithologun. Secili te beje punën e tij dhe të lëmë profesionistët të bëjnë punë të mrekullueshme, si ajo punë që është bërë këtu. Jo çdo gjë që kemi bere në Tiranë është për notën 10 sepse ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. Por si përmirësohen? Duke bërë llogje, duke sharë njëri-tjetrin, duke penguar ata që punojnë apo i përmirësojmë duke vënë çdo dite nga një tullë, duke mbjellë nga një pemë, duke rregulluar diçka, që Tirana që lëmë të jetë shumë herë me e mirë se ajo që gjetëm?”, tha kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku u shpreh se faza e dytë do të pasohet me lidhjen e Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik, ndërsa u bëri thirrje pedagogëve dhe stafit drejtues të Fakultetit të Shkencave që të mos përziejnë politikën në çdo lloj vendimmarrje.

“Sigurisht, kjo është vetëm faza e parë, pasi faza e dytë është lidhja me Kopshtin Botanik. Do doja t’i ftoja edhe pedagogët e Shkencave të Natyrës të vijnë ta shikojnë vetë se çfarë kemi bërë këtu, për të kuptuar se të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me Kopshtin Botanik. Ky Kopsht Zoologjik është dita me natën me çfarë kishim; dita me natën do te jetë edhe kopshti i ri Botanik. Por, në qoftë se përziejmë politikën në çdo lloj vendimmarrje, dhe politika futet edhe në rektorat, edhe në dekanate, dhe pengon çdo gjë që është e mirë për publikun, ne thjesht humbasim kohë, se e mira do vijë”, theksoi Veliaj

Kryebashkiaku ftoi edhe ata që kanë qenë skeptik në fillim për të parë transformimin te Kopshti Zoologjik, duke i garantuar se e njëjta cilësi e lartë pune do të bëhet edhe për Kopshtin Botanik.

“Ftesa për këdo që është skeptik, apo për këdo që, qoftë për çështje politike, apo çështje fushate, është përzierë në beteja kundër qytetit, të vijë ta shikojë vetë dhe të kuptojë se të njëjtën mrekulli mund ta bëjmë edhe në Kopshtin Botanik nëse i mbarojmë ato gjyqe, dhe ato zënka fare pa sens, që i humbasin shumë kohë qytetit. Ftesa është për bashkëpunim, që ky zhvillim dhe transformim qe shohim këtu, të behet edhe te Kopshti Botanik. Nuk ka asnjë arsye pse të jetë një vatër për fotografi nusesh me 5 mijë lekëshin e rojës. Ajo mund të jetë një hapësirë fantastike për gjithë qytetin”, theksoi Veliaj.

Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 25/04/2022 09:55

    Po per foltoren ka vend aty?

    Përgjigju
  • Spni: 25/04/2022 02:41

    Ky pleh e shkaterroi Tiranen, ky funderrine !!!!!!

    Përgjigju
  • Elio: 24/04/2022 19:08

    Kopeshti duhet te kete hapsire më te madhe. keshtu kafshet e tokes dhe ujit do ken hasirat e tyre. Ky esh kopsh zologjik apo kopsh per femijet?

    Përgjigju
  • Oret e fundit: 24/04/2022 17:57

    Ty llogarite nuk ti bejne më me dite apo muaj por me ore. Zoti kryetar do kesh kohe mjaftueshem ne qeline e burgut te degjosh e kuptosh cfare masakre betoni i ke bere qytetit tone, sepse ky nuk eshte qyteti tend, as ja ke idene cfare masakre ke bere. Qytet i pa banueshem, me rruge te ngushtuara nga ty, nga beton ne cdo cep e cdo rrugice te ketij qyteti mjeran. Je nje ditezi qe numerohen me gishta ne europe. Je nje monster qe nuk gjen dot nje sinonim te te pershkruaje.

    Përgjigju
    • Une: 25/04/2022 05:21

      Jashteqitjet barbare te Saliut nuk Piven ndonjehere

    • Soni: 25/04/2022 02:40

      Shume e vertete..ky e varrosi Tiranen PERFUNDIMISHT

  • adi: 24/04/2022 17:44

    po te kete shtet qe te beje lapsin per shpenzimet e kopshtit zoologjik qe ky felliqsire e inaguron cdo 2 vjet, i bie qe kafshet te lirojne kafazin per lalin, i cili pervecse duhet mbyllur i duhen hedh celsat ne det

    Përgjigju
  • Tani: 24/04/2022 17:09

    Do te jete vendi ideal per te mbyllur aty Lal Xhepistin.

    Përgjigju
  • Paul: 24/04/2022 17:05

    KOPESHT ZOOLOGJIK MES PALLATESH,,,TE HENGERT MORTJA O ERION VELIAJ,,,O MUT MUTI,,O CUNI I KURVES....gamor ti gamor kush te vuni, ,,sot a neser te valon huni....

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 24/04/2022 15:46

    ore muze apo kopesht zoologjik.. sa per hapesira vetem per lodrim e kafe keni bere me shume se kafshet prape verdalle ne rreth do vijne vetem se do jete rrethi pak me I madh...femijet te shkojne te shohin kafshe e jo per rreshqitse e akullore me kafshet si sfond.. si ato restorantet me ca kafshe ne oborrin e pasem

    Përgjigju
  • Dinozauret e kan venin ne muze: 24/04/2022 14:02

    O lali po kopshti zologjik eshte per kafshe te verteta jo kafshe te ndertume me kartuç. Shiko. cfare parku kane fqinjet. Kijua inatin por mos ja hane hakun. Ky esht kopsh per se mari. https://m.youtube.com/watch?v=BnSM_3UNFbk

    Përgjigju
    • katunari: 24/04/2022 14:47

      ahahahah dinosaur edhe ne triko lali eri hahahahah

  • Erjon C: 24/04/2022 13:44

    Ne 1 qershor te kujt viti se ka nja 3 vjet qe e degjojme kete muhabet?

    Përgjigju
    • Lali...: 24/04/2022 15:14

      First, e ka inaguruar nja tre here ky deri tani. Kopshin Botanik do e coje nja dy tre vite te tjere. Pri peme, mbill shkarpa dhe ec...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU