Me 10 dollarë mund të fitosh
shoqërinë e C. Ronaldo për një ditë

Me 10 dollarë mund të fitosh<br />shoqërinë e C. Ronaldo për një ditë
Të jetosh një ditë si Cristiano Ronaldo, kjo ëndërr e çdo tifozi të futbollit tani mund të bëhet realitet me vetëm 10 dollarë! Ylli i Realit të Madridit ka vendosur që të vihet në dispozicion për 24 orë të një personi që do fitojë një konkurs të veçantë që organizohet për bamirësi. Është iniciativa e fundit e CR7-ës, i cili ka vendosur veten e tij si një shtysë për të mbledhur sa më shumë fonde për një qëllim të mirë dhe do t’i japë mundësi një personi të shpenzojë një ditë me të. Kjo do të ndodhë të dielën më 11 nëntor dhe do të bëhet me qëllim për të ndihmuar fëmijët në nevojë të Haitit.
 
Për të shpresuar se mund të bëhesh ai fatlumi që do kalojë një ditë të tërë me Cristiano Ronaldon, duhen dhuruar vetëm 10 dollar për fondacionin “Artist for Peace and Justice”, një organizatë që mbështet zhvillimin e komuniteteve të fëmijëve në Haiti. Kush do të fitojë do të ketë një biletë të paguar avioni për në Madrid, ku do të qëndrojë tri ditë dhe katër netë në një hotel me katër yje dhe do të mund të provojë një eksperiencë që do ta lërë me gojë hapur.
 
Kështu një fitues me fat do të ketë mundësi të kalojë një ditë të tërë me idhullin e tij, por jo vetëm. Do të jetë edhe i pranishëm në derbin e famshëm spanjoll “El Clasico” si i ftuari special në tribunën VIP i Cristiano Ronaldos. Idhulli që vihet në dispozicion të tifozëve për t’i ofruar një eksperiencë unike dhe të paharrueshme. Ai që do të fitojë, mund të drekojë me Ronaldon, të përshëndesë tifozët me Ronaldon dhe të shkojë të presë flokët në stilin e CR&, teksa do të zërë edhe një vend në tribunë për ndeshjen e Realit ndaj Barcelonës. 

ronaldo

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim