PRISHTINË- "Flaka e Janarit 2015" është manifestimi kulturor që do mbahet nga 14 janari deri më 31 janar në Gjilan.
Sipas KosovaPress, ky manifestim që mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit 1944/45, thuajse çdo ditë ka aktivitete.
Më 14 janar do të bëhet vizitë në FSK, kazerma e FSK-Gjilan, pastaj homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidaret në qytet dhe pritje nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve. Në orën 17:00 bëhet ndezja e Flakadanit të "Flakës së Janarit 2015", në Pllaton para Teatrit në Gjilan.
Më datë 17 janar, Peneli i Flakës, ekspozitë kolektive e arteve pamore dhe pastaj shpallja e fituesve të konkursit.
Më 19 janar mbahet Xixat e Flakës, Festivali i muzikës për fëmijë.
Më 21 janar Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën.
Më 21 janar mbahet gjithashtu një Akademi tjetër, ajo në përkujtim të 70- vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45.
Nga data 23 deri më datë 28 janar mbahet Talia e Flakës, që është Festivali i Dramës Shqipe - Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare.
Më 30 janar është Ora e madhe letrare dhe pastaj shpallja e rezultateve të konkursit letrar për poezi dhe tregim.
Ndërsa në 31 janar, është Fest Flaka, Festivali i muzikës popullore në orën 19:00 në Teatër.
/ATSH/
/Shqiptarja.com