TIRANË- 15 tetori do të shënjojë një hap të rëndësishëm për vendin tonë sa i takon rrugëtimit europian. Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë. Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po në këtë datë mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Grup kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘bazat’ ose 'themeloret', përfshin kapitujt si më poshtë:
Grup kapitulli i parë
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
57.7%
-
Pas 2030
30.1%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti i Grave të Diasporës në Tiranë, Linda Rama: Anëtarësimi në BE është detyrim për brezin tonë
11 Tetor, 17:20
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor, 14:18
-
BE pritet të hapë negociatat për Shqipërinë më 15 tetor, Hasani: I kemi bërë detyrat! Ministri: Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025 garantohet nga vendi i tyre pritës
11 Tetor, 13:04
-
SHBA-ja thotë se është 'e shqetësuar' nga ligji i propozuar për agjentë të huaj në Mal të Zi
11 Tetor, 11:27
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
10 Tetor, 09:28
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Raporti i antidrogës italiane, rrjetet kriminale shqiptare po forcohen
8 Tetor, 20:56
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë
8 Tetor, 18:04
-
Gjermani/ Samiti për Ukrainën, Biden takim me liderët europianë
8 Tetor, 16:57
Pse si kemi hap ne ???? Ka bere Ramazoni 5 here festa dhe akoma Sqenkan hap ??? Europe e poshter
Përgjigju