VIDEO-Me armë dhe lëndë plasëse në makinë, kush është 39-vjeçari shqiptar i dënuar për drogë! Publikohen pamjet kur arrestohet nga policia

Greqi-Armiol Rrasa është shqiptari i cili u arrestua ditën e sotme me partneren e tij në Athinë, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri tip Tokarev një sasi lëndë plasëse dhe detonatorë.

39-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2005 ai është dënuar me burg për trafik droge në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015, shkruan Prothotema.gr.

Nga pamjet  e publikuara shohim se burri nuk u ka bërë rezistencë policëve në momentin e arrestimt, kurse gruaja e tij e ulur në një shkallë sheh e qetë kur atë e marrin efektivët.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë


Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim