Me 173 km/h |Policia apel të rinjve: Lëreni çmendurinë, etja për shpejtësi duhet limituar (VIDEO)

Policia ka vijuar kontrollin mbrëmjen e djeshme në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, në segmentin ku evidentohet shpejtësi e lartë dhe manovra të rrezikshme, në një rrugë ku rrisku për t'u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh, pikërisht për shkak të këtyre shkeljeve.

Policia Rrugore thekson se shpejtësia e lëvizjes nga disa prej mjeteve arrinte nga 158-173 km/h. Për shkak edhe të dy aksidenteve në fundjavën e kaluar, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë u janë hequr patentat mbi 135 drejtues mjetesh.

"Nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit. Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi policia, do jetë aty, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë" shkruan policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • x...: 17/11/2019 16:56

    Çdo dite kete pune keni ju qe nuk merrni masa per te parandaluar shpejtesine

    Përgjigju
  • Shqip: 17/11/2019 10:05

    Po te bej shteti nje pist si ka gjith bota dhe te garojn ne pist te rinjt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen