Më 19 shkurt fillon muaji i Ramazanit, një muaj i shenjtë që fton besimtarët myslimanë në mbarë botën në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.
Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit, dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime.
Muaji i Ramazanit konsiderohet sipas fesë islame, muaji i durimit, i vetëkontrollit dhe lutjes, një ftesë drejt njohjes së përgjegjësive në raport me Zotin, me veten, familjen dhe shoqërinë.
Ramazani përkujton zbritjen e parë të Kuranit nga profeti Muhamed. Brenda këtij muaji është dhe nata e Kadrit, që konsiderohet nata më e vlefshme e vitit. Muaji mbyllet me Fitër Bajramin.
Komente










