Me 197 km/h e të dehur,6 shoferë në pranga, 1500 gjoba në Tiranë
Në 48 orët e fundit policia rrugore ka vendosur rreth 1500 gjoba, 12 makina janë bllokuar, janë hequr 68 leje drejtimi, ndërsa 6 shoferë janë arrestuar, pasi ishin me shpejtësi dhe të dehur. VIDEO
TIRANE-Në 48 orët e fundit policia rrugore ka vendosur rreth 1500 gjoba, 12 makina janë bllokuar, janë hequr 68 leje drejtimi, ndërsa 6 shoferë janë arrestuar, pasi ishin me shpejtësi deri në 197 km/h dhe të dehur.
Policia deklaron se nga kontrolli me radar gjatë 48 orëve të fundit, është konstatuar se mjetet, në orët e vona të natës, qarkullojnë me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar. Policia Rrugore e Tiranës thotë se me qëllim parandalimin e aksidenteve do vijojë kontrollet e pandërprera.
Janë tërhequr 68 Leje Drejtimi 33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara 22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur 13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera
Janë kryer 829 alkool teste 22 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur
Rreth 1500 gjoba 125 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit 131 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit 60 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse 9 masa administrative për shkelje të semaforit 11 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit 16 masa administrative për xhama të errët 114 masa administrative për parakalime të gabuara 8 masa për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara Si dhe 994 masa administrative të tjera të ndryshme. Janë bllokuar 12 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa, ku një prej tyre kishte 13 masa administrative pa shlyer.
d.b/shqiparja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
Po
43.1%
Jo
50.6%
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4345
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?