Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me Radar gjatë natës së kaluar në autostradën Durrës-Tiranë. Gjatë kontrollit në orët e vota, policia ka kapur në flagrancë disa drejtues mjetesh, të cilët po lëviznin me shpejtësi tepër të lartë.
Fotot e publikuara në “Facebook” nga zëdhënësi i policisë, Genti Mullai, tregojnë se mjetet e ndaluara lëviznin me shpejtësi marramendëse në rrugë, njëri prej të cilëve arrinte deri në 202 km/h.
“Me Policine Rrugore te Tiranes me Radar ne autostraden Durres-Tirane. Shpejtesi pertej çdo limiti. Fotot flasin vete. Drejtues mjetesh qe nuk ju dhimbset as jeta e tyre, as e familjareve qe kishin me vete, pale e perdorueseve te tjere te rruges. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan zëdhënësi i policisë.
Gjithashtu, policia ka kapur edhe disa drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur. Duke e cilësuar këtë një papërgjegjshmëri, Mullai jep dhe një mesazh të fortë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, duke iu thënë se alkooli vret.
“Me Policine Rrugore te Tiranes per evidentimin dhe ndeshkimin e atyre drejtuesve te automjeteve qe drejtojne automjetin nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur. Fotot qe shikoni jane reale, teste te bera me drager drejtueseve te automjeteve. Kjo mase alkooli e konsumuar dhe te drejtosh automjetin eshte vertet papergjegjshmeri. Argetohuni por mos drejtoni mjetin ne gjendje te dehur. Drejtues mjetesh: alkooli vret... Ne rast se konsumoni alkool mos drejtoni mjetin por perdorni automjetet e transportit publik. Keshtu jeta juaj, e te afermeve tuaj dhe e te gjithe perdorueseve te rruges eshte me e sigurte”, shton ai.
[gallery]24084[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO