Më 21 Tetor pesë shtetet e mëdha përmes përfaqësuesve të tyre-i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, të dërguarit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe vetë kryeministrja italiane do të vizitojnë Serbinë, të cilët sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ai u tha gazetarëve se pret shumë punë në ditët në vijim dhe përsëriti se më 21 tetor, “pesëshja e madhe” do të vijnë në Beograd me gjëra të reja rreth Kosovës”, raporton agjencia e medias serbe dan.co.
Presidenti i Serbisë bëri të ditur se të njëjtën ditë, në mbrëmje do të shkojë në Nju Jork, ku më 23 tetor do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e Kosovës.
“Këto nuk janë ditë të lehta, po ashtu shqetësohem për sanksionet me të cilat po luajnë të gjithë, nuk e kam fjalën për ne, por për Federatën Ruse, e cila gjithashtu mund të na godasë”, tha Vuçiç.