Më 21 Tetor ndërkombëtarët zbarkojnë në Beograd, Vuçiç: Pesëshja e fuqishme do vijë me gjëra të reja për Kosovën

Më 21 Tetor ndërkombëtarët zbarkojnë në Beograd, Vuçiç: Pesëshja e fuqishme do vijë me gjëra të reja për Kosovën

Më 21 Tetor pesë shtetet e mëdha përmes përfaqësuesve të tyre-i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, të dërguarit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe vetë kryeministrja italiane do të vizitojnë Serbinë, të cilët sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai u tha gazetarëve se pret shumë punë në ditët në vijim dhe përsëriti se më 21 tetor, “pesëshja e madhe” do të vijnë në Beograd me gjëra të reja rreth Kosovës”, raporton agjencia e medias serbe dan.co.

Presidenti i Serbisë bëri të ditur se të njëjtën ditë, në mbrëmje do të shkojë në Nju Jork, ku më 23 tetor do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e Kosovës.

“Këto nuk janë ditë të lehta, po ashtu shqetësohem për sanksionet me të cilat po luajnë të gjithë, nuk e kam fjalën për ne, por për Federatën Ruse, e cila gjithashtu mund të na godasë”, tha Vuçiç.

 

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot