SHKODËR- Një 46-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. 46-vjeçari mbante në banesë armë pa leje.
Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në fshatin Xhan i është gjetur 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.
Policia ka ndarë edhe pamjet e momentit kur efektivët i futen në banesë dhe gjejnë armët. Një prej tyre duket e vendosur mbi një shapkë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
46-vjeçari N. L., rezultoi se ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)