Ish kryeministri Sali Berisha akuzon ministren e Jashtme Olta Xhaçka se ka informuar ambasadorët se vendimi për drejtimin e Partisë Demokratike është paracaktuar në disfavor të tij.
"Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje. Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor", tha Berisha.
Por 24 orë para gjyqit për PD, Berisha ka një tjetër përballje, atë me Edi Ramën për Mcgonigal në Kuvend. Për këtë çështje, mblodhi në seli deputetët duke i dhënë edhe një porosi:
"Të dy do të marrin dënimin, ai nga vendi i tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri. Ndaj dhe ka rëndësi që nesër kur sytë e veshët e mbarë shqiptarëve janë drejtuar në parlament ne nuk duhet ti zhgënjejmë, përkundrazi duhet të hedhim dritë, të ndriçojmë me fjalimet tona, me fakte këtë veprimtari që tejkalon çdo gjë tjetër të kësaj natyre këtë shekull. Ky është ‘Uatergate’ i shekullit të 21", tha Berisha.
Ndonëse vetë nuk është në parlament, seanca maratonë për McGonigal ka tërhequr edhe vëmendjen e kreut të PL, Ilir Metës që këtë të mërkurë zbarkoi për një takim kokë më kokë me Berishën.
"Nuk jam i interesuar për justifikimet e nesërme, pasi akuzat janë të qarta dhe përfshirja antikushtetuese dhe kriminale e tij tashmë është e njohur botërisht dhe parlamenti ka vetëm një detyrë, ti rikthehet normaliteti në momentin që nis komisioni hetimor. Për një drejtor atje është ngritur kongresi në SHBA, ndërsa këtu kryeministri jo vetëm ka shkelur kushtetutën por ka realizuar përpjekjen për të korruptuar zyrtarin e FBI për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin politike, pse? Që të vjedhë pa u ndalur dhe pa dhënë llogari", tha Meta.
Në takimin rreth 1 orë, Berisha e Meta diskutuan edhe për protestën e 3 marsit. Kreu i PL është i vetmi aleat me të cilin ish kryeministri ka koordinuar forcat për manifestimin e së premtes.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përmes një deklarate për mediat sot, ka folur në lidhje me një projektvendim të publikuar për të prishur banesat mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik. Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u grabit pronat shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se si pretekst po përdoret gjoja si shkak tërmeti por sipas tij janë vendosur në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës.
‘Duke përdorur gjoja si shkak tërmeti, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme do të prishen. Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korruipsionit të kryhet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre’, u shpreh Meta.
Ilir Meta kryetar i Partisë së Lirisë, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratik ku ka zhvilluar një takim me Sali Berishën. Në fokus të takimit sipas Ilir Metës ishte manifestim për 3 marsin.
‘Asnjë diskutim që manisfestimi i 3 marsit ishte në fokus dhe do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm. Do jetë një manifestim për mbrojtjen të drejtës së qytetareve. Tashmë është e njohur botërisht parlamenti ka vetëm një detyrë dhe të ngrejë komisionin hetimor. Këtu është vetë kryeministri që jo vetëm shkel kushtetutën , po ka korruptuar drejtorin e një vendi shumë të rëndësishëm.’- u shpreh Meta.
Jo o Berishe ti dhe Likja nuk zhgenjeni asnjehere,per kete pune keni hyre dhe do te vdisni ne politike.
PërgjigjuTe vijm me mire te selia jote Sali Berisha e te te nxjerrim qe aty se e perdor vetem per te prodhuar shpifje dhe genjeshtra dhe jo per te punuar per te miren e vendit dhe te popullit.Dembelat dhe thashethemexhinjt e tu dhe te hajdutit Ilir Metes i mbani gjithe diten rrugave se rrogen e deputetit per ne parlament ua paguan popullli.
Përgjigjukemi dy lloj kafshes,barengrenese dhe kafshe mishengrenese,saliu hyn tek kafshet mishengrenese.
PërgjigjuTe gjith kunder teje jan o Sali i poshter
PërgjigjuO berish kur do vije dita qe do futesh ne burg e te shpetoj ky popull njehere e mire.
PërgjigjuBerisha do te hedhi drit per nje ceshtje qe ska fare fakte,po jemi mesuar me ty ne qe vetem genjen.
Përgjigjupopo vazhdoni flisni budalliqe
PërgjigjuKrimineli Berishe takim me hajdutin e spiunin Metaj
Përgjigju