Karabinierët e Luinos, Itali kanë arrestuar një 26-vjeçar, pasi gjatë një kontrolli rezultoi se ishte me pasaportë të falsifikuar, gjithashtu atij iu gjetën 30 doza kokainë si dhe 1600 euro.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ishte dëbuar më parë nga Italia dhe ishte kthyer duke përdorur të dhëna të tjera personale duke lëvizur lirisht në rrugët e vendit fqinj. Ai iu nënshtrua verifikimit të gjurmëve të gishtave ku përmes të cilave u zbulua edhe identiteti i tij i vërtetë.
Autoritetet italiane e kanë dëbuar 26-vjeçarin, duke e nisur në Tiranë me një fluturim direkt nga Bolonja , ndërkohë që të riut i ndalohet që të hyjë sërish në Itali për 5 vitet e ardhshme.