ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Torinos pasi gjatë një kontrolli në makinën e tij u gjetën 30 kg marijuanë. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte me familjen, e cila nuk ishte në dijeni të drogës që po transportohej.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në makinën e shqiptarit u gjetën edhe 5 mijë euro të fshehura në pjesën e kondicionerit.
Shqiptari u dekonspirua nga një person që telefonoi autoritet italiane pasi dyshonte mbi veprimtarinë që ushtronte në Itali, 36-vjeçari.
Ndërkohë, autoritetet kanë vijuar punën për kapjen e personave që kanë bashkëpunuar me shqiptarin për t’i siguruar drogën.