Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës 'peng' i negociatave me BE

Më 31 dhjetor hapet tërësisht për qarkullim unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Po brenda dhjetorit pritet të përfundojë edhe tuneli i Murrizit, ndërsa rruga e Arbrit dorëzohet përfundimisht në mars të vitit të ardhshëm.

Për Bypassin e Tiranës, (Kashar-Vaqarr-Mullet), ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se po negociohet ende me Bashkimin Evropian për financimin me grant dhe kredi, pasi kostoja e projektit është rritur në 240 milionë euro. 

“Nga momenti i aplikimit ku çmimet ishin të ulëta dhe deri tek aprovimi i projektit nga BE, çmimet janë rritur dhe për këtë arsye është rishikuar kostoja nga BERZH ku vlera e projektit u rrit me 30%, por kjo ka ndikuar në uljen e grantit. Këtë e kam diskutuar me BE sepse është shumë shqetësuese. Koha e negocimit të projektit është shumë e gjatë dhe na ndikon” tha ministrja në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese.

Për vitin 2025 kur pritet të nisin punimet për Bypassin e Tiranës  janë siguruar deri më tani vetëm 25 milionë lekë (250 mijë euro) në formë granti, dhe nëse nuk arrihet marrëveshja, kosto do përballohet nga buxheti dhe kredi në banka ndërkombëtare.

Para sezonit veror do të dorëzohet përfundimisht edhe tuneli i Llogarasë, kalimi në të cilin do të jetë me pagesë 5 euro, ndërsa pjesë e buxhetit për vitin 2025 do të jetë ndërtimi i rrugëve lidhëse me tunelin. Rruga pa pagesë për qytetarët do të jetë nga Parku i Llogarasë.

Këtë muaj pritet të firmoset kontrata për segmentin tjetër të korridorit Blu, Thumanë-Lekaj, dhe brenda vitit do shpallet gara për Milot-Balldren. Edhe gara për portin e ri tregtar në Porto Romano do të rihapet përsëri.

Në total Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2025 arrin në 74 miliardë lekë ose 740 mln euro ku ‘pjesën e luanit’ e marrin rrugët rreth 334 milionë euro.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 07/11/2024 09:07

    Dmth as ne 2025 nuk ka asgje te re ne lidhje me bypassin e Elbasanit..?! Nese pretendoni te beni ndonje gare te Formula 1 ne Elbasan, harrojeni qe te ndertohet pista pa bypassin. Eshte skandaloze qe makina qindra milione euro te kalojne ne ate unazen e qelbur te Elbasanit. Ndertoni bypassin sepse eshte me i rendesishem se bypassi i Tiranes ne keto momente. Me perfundimin e unazes se madhe, Tirana pret edhe per ca kohe qe te ndertohet bypassi. Nyja ne Elbasan eshte skandaloze, sepse perballon komplet fluksin e udhetareve dhe te levizjes se mallrave per jugulindjen dhe per shume shtete si Greqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.. Te gjithe keto qe permenda me siper kalojne brenda ne Elbasan. Prandaj them qe ndertimi sa me shpejt i bypassit te Elbasanit do ishte nje zgjidhje shume eficente edhe per mallra edhe per udhetare, por edhe per pisten Formula 1.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë