Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban emrin e të atit, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme në Elbasan, së bashku me 2 persona të tjerë, pasi iu gjet kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Azem Hajdari, së bashku me dy persona të tjerë, H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, po lëviznin me një automjet ku pas kontrollit nga Policia iu gjetën 5 doza me kanabis. Bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike i përkiste shoferit të automjetit, H.Gj., 23 vjeç, ndërsa Hajdari dhe 19-vjeçarja janë shoqëruar në komisariat për procedurë.
“Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi", që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2400
Lajme të tjera
-
Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
19 Prill, 16:32
-
Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie
19 Prill, 12:36
-
Kopshtar në fermën e kanabisit në Skoci, dënohet ish-polici nga Saranda: Më kërcënoi gangsteri që arrestova
17 Prill, 17:20
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Cërrik/ 37-vjeçari përndiqte të miturën, vihet në hetim
16 Prill, 12:23
-
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara
16 Prill, 12:19
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan
15 Prill, 10:44
Spaku Po te rritesh dhe te shkollohesh ne Amerik dhe vjen nje dit i hofen gomarit persembrathi.
PërgjigjuHajde lajm hajde. Me hashash jan gjysma e te rinjve shqiptare. Djal i ri edhe ky, sikur ka bere krim e sikur ka vrare njeri. Atyre te tjereve qe kishin hashashin ja kan shkruajtur emrat me iniciale, i biri Azem Hajdarit ka zaptuar gjithe titujt e mediave. Turp per mediat, gjynah per djalin
PërgjigjuHajde nji verifikim tjeter pasurie me ket rast
Nuk para i ndalon policia se levizin akoma me makina me tabele policie dhe gjykate megjithese mami nuk osht me gjykatese.cudi qe i kan ndalu
Dhe ta mendosh qe mamin e ka pas gjyqtare qe jepte drejtesi. Zot fali se nuk e dijne cfare bejne.
PërgjigjuE nxive emrin e babait .
PërgjigjuKot se qujten me emrin e babs qe ti ngjante e tja kalonte
PërgjigjuNje Azem del burre, se femijet i nxorri drogaxhi Gjynah dhe mami ne krah tjeter!!! I njohin te gjithe nuk cuditet kush nga lajmi.
PërgjigjuJo vetem "burre" po' edhe deshmor i atdheut,per tutto e faqen e zeze....
Shifi ca makinash kan,as nuk i fshehin po dalin hapur me super arrogance lek i cmendur.shtet patatinash