680 kilogramë hashash dhe marihuanë janë sekueshtruar dhe 4 persona janë arrestuar pas një operacioni të Guardia di Finanza në Alessandria në Itali.
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe dy maqedonas, pasi u kapën me sasinë e madhe të drogës. Njëri prej maqedonasve iu gjet edhe një armë pistoletë 357 Magnum e mbushur me plumba.
Droga u gjet brenda një magazine, ngjitur me një godinë tregtare. Në momentin e arrestimit, një prej trafikantëve të drogës ka tentuar të fshihet nën motorin e një kamioni. Droga ishte në rimorkion e një kamioni e drejtuar nga dy maqedonasit dhe e fshehur nën një brenda tallashit, i cili ishte ngakruar në kamion.
80 kilogramë të tjerë u gjetën në njërën nga makinat me të cilat shqiptarët kishin mbërritur në magazinën e transportit. Përveç drogës dhe armës u sekuestruan edhe 3300 euro cash.
Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për të përcaktuar më mirë rolet e të arrestuarve dhe të tjerëve bashkëpunëtorë që mund të janë pjesë e organizatës kriminale.