Kuvendi miratoi me 79 vota pro rezolutën e PS për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa i kërkon qeverisë të shpallë grup terrorist, Gardën Revolucionare dhe Hezbollaun.
PD mungoi në seancë me argumentin se nuk kishte rend dite të miratuar. Në sallë ishte vetëm Redi Muçi dhe Erald Kapri. Ky i fundit votoi pavarësisht kritikave, ndërsa Muçi abstenoi.
Lajmi kryesor:
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, miratohet me 79 vota pro rezoluta e PS! PD bojkoton: Nuk ishte në rend dite











