Me Adela Muçollarin, baleti ynë në krah të Pekinit, Seulit në jurinë në Romë

Me Adela Muçollarin, baleti ynë në krah të Pekinit, Seulit në jurinë në Romë

Balerina e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit Adela Muçollari, përfaqëson Shqipërinë në jurinë prestigjoze të "Premio Danza 2019" në Romë në edicionin e 17-të këtë vit. Një nga Akademitë më të rëndësishme italiane, Accademia Nazionale della Danza, po zhvillon garën e përvitshme, ku balerinë nga e gjithë bota shpalosin talentin e tyre duke u vlerësuar nga një juri tepër e zgjedhur dhe profesionale.

Kështu, balerina e parë e Tiranës, është në krah të maestrove të Akademive më prestigjoze të Seulit në Korenë e Jugut, të Pekinit në Kinë, si dhe të teatrit prestigjoz Pina Bausch për të zgjedhur të rinjtë që do të jenë emrat e ardhshëm të baletit klasik dhe bashkëkohor.

Artistët shqiptarë të baletit dhe të operas tonë kanë krijuar një vend dinjitoz në panoramën artistike botërore, duke vlerësuar lart shkollën shqiptare të operës dhe baletit.

Këngëtarët tanë si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Kastriot Tusha, balerinët Eno Peçi, Anbeta Toromani, Klaidi Kadiu, Eris Nezha e të tjerë, po lartësojnë emrin e artistëve shqiptarë nëpër botë.

Përzgjedhja e balerinës sonë në jurinë prestigjoze dhe pjesëmarrja e saj këto ditë në Romë, vendos në piedestalin që arti i një vendi, edhe pse të vogël si Shqipëria jonë, meriton.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion