KORÇË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike si dhe armë mbajtje pa leje. Të arrestuarit janë K.H. 57-vjeç banues në fshatin Denas dhe dhëndri i tij, E.I 30-vjeç banues në fshatin Lekas të Korçës, të dy të shpallur në kërkim.
Dy të arrestuarit janë kapur nga policia me 4 armë gjahu dhe me gërshërë të cilat i përdornin për prerjen e kanabisit. Më pas atyre u është asgjësuar edhe kanabisi që kishin kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë .
Policia njofton se droga e sekuestruar nga operacioni 'Denas' është asgjësuar me anë të djegies me zjarr.
Komento