Vlorë/ Zbulohet depo armësh në dyqanin e rrobave! Gjenden 4 kallashnikovë, minë me telekomandë e qindra fishekë! Arrestohet 'Zoto'

VLORË – Një depo armësh është zbuluar sot (12 shkurt 2024) në mes të qytetit të Vlorës. Policia sekuestroi minë me telekomandë, 4 automatikë, njërin silenciator, pistoleta dhe qindra fishekë që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale. 

Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash. Report Tv sjell edhe pamjet nga depo, ku dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.

Mësohet se ka rënë në pranga Gjergji Dervishaj, 31 vjeçari me precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike. I riu i njohur me nofkën 'Zoto' rezulton të ketë në posedim depon e armëve të zbuluar në lagjen '10 korriku' ku u ushtruan kontrolle edhe në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit. 

Nuk dihet nëse me këto armatime ishte planifikuar ndonjë atentat, apo kjo depo shërbente për shitjen e tyre për llogari të grupeve kriminale. Pas zbulimit të depos së armatimeve, forcat 'Shqiponja' kanë kryer kontrolle mbrëmjen e sotme në automjetet me xhama të zinj. 

Çfarë është zbuluar deri më tani
-1 minë me telekomandë
-4 kallashnikovë (njëri me silenciator)
-1 pistoletë
-1 armë zjarri imituese
-12 krehra armësh
-800 fishekë
-1 jelek antiplumb
-1 peshore elektronike
-Targa automjeti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Njihej me nofkën ‘Zoto’, kush është 31 vjeçari i arrestuar për depon e armëve në Vlorë (EMRI)

Gjergji Dervishaj është 31 vjeçari i arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës pasi dyshohet se posedonte arsenalin e armëve ku u zbuluan minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Dervishaj i cili njihjen me nofkën “Zoto” rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Ora 13:49
VIDEO nga depo e armëve në Vlorë, momenti kur ekspertët zbulojnë pistoletat

Policia e Vlorës ka zbuluar një godinë në lagjen ‘10 korriku’, në të cilën ndodhen armë, mina e targa.

Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, në një moment dallohet kur ekspertët e kriminalistikës kanë në duar një prej armëve, ndërsa në anë qëndrojnë targat.

Deri më tani raportohet për një person të arrestuar.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tsni: 12/02/2024 19:16

    shitet eksplozivi si me qene qepe....cfare shteti...

    Përgjigju
  • Gjysho: 12/02/2024 17:22

    Bravo policia e shtetit po ben punen e duhur

    Përgjigju
  • Eksperti: 12/02/2024 14:47

    Sa idiot ky eksperti bravo shume mik paska qe qenka ne pune Si ekspert laboratori ne polici! I shkrep armet pa i kontrolluar fare dhe pa i hapur mire I ben shkrepje sigurie , debil .. ndonje dite do vrasi shoket ose vehten. Shkrepja boshe behet ne ajer ose ne toke kur ka dhe te bute Dhe levizen te gjitha pjeset e levishme per ndonje fishek ne fole! Te fala ..

    Përgjigju
    • Vlora: 12/02/2024 23:53

      @Eksperti 2. Nuk po të kundërshtoj për këtë pjesë, por të them diçka, këta janë të pa aftë, të inkriminuar, të korruptuar, të degjeneruar si njerëz edhe si polica.

    • Eksperti 2.: 12/02/2024 18:01

      Pershendetje Ekspert, pa deshire per te bere debat , gaboni ne pershkrim, oficeri eshte sjelle sic duhet me armet . Arma se ciles i referoheni ju eshte imitues, lehtesisht e dallueshme nga cdo njeri i cili njeh armet nga afer . Me armen e vertete , pistoleten ( GLOCK) duket qarte protololli , kontrollohet qe nuk ka municion brenda , madje oficeri e ben manovren gati jashte ambientit. Ju shkruaj si person qe kam pervoje ne instanca shteterore ku armet jane pune e perditshme . Mos i ofendoni njerezit pa arsye dhe mos dilni ne konkluzione . Mbremje te kendshem

    • Vlora: 12/02/2024 17:19

      Ke te drejte. Keta jane plehra qe te gjithe.

  • edi rama..: 12/02/2024 14:38

    me kete vidwo ju uroj nje jave te mbare.... ..

    Përgjigju
  • qamil: 12/02/2024 14:37

    bravo policia po te zbardh vrasjet ne vlore se jemi te pa sigurt na plumbat qor balla me kto te meret jo me tempullin areston 300 veta me 1 kile marjuane po ne vlore policia nga me i vogli deri te me i madhi jam te koruptuar me opgj me operacionele me antidrog se anti droga ku ka interes i le te spacojne dhe kap perdorusat gjoja beri pun

    Përgjigju
    • qamil: 12/02/2024 18:29

      qe nga sabah muriqi eshte me i koruptuari shkodrani qe mer roga nga spacatoret

    • Vlora: 12/02/2024 17:20

      E sakte, Antidroga e Vlores eshte me e degjeneruara.

  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?



×

Lajmi i fundit

A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?

A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?