TIRANË- Një 56-vjeçar me iniciale S.H. është vënë në prangat e policisë pasi u ndalua me armë pa leje dhe thikë në ambientet e një lokali në Don Bosko në kryeqytet. Pasi ka hyrë në lokal,persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm aty kanë njoftuar policinë në numrin 112.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij ndërsa gjatë kontrollit fizik i ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës "thikë" dhe një sasi lekësh.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.
Ndaj 56-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.