Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin, M.T pasi është kapur me 2 armë zjarri dhe municion luftarak, gjatë orës policore.
Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, policia ka vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin dhe banesën e 26-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri dhe municion luftarak
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".