Barcelona luan kundër Atalantës këtë të mërkurë në orën 21:00. Sfida është e fundit e grupit në Champions League dhe katalanasit e kanë siguruar kalimin në 1/8, ndërsa Atalanta kërkon pikët.
Për mediet foli trajneri i Barcelonës, Hansi Flick. Gjermani u ndal te stili unik i lojës së Atalantës, duke zgjedhur titullin para Champions League.
“Italianët mbrojnë mirë dhe për këtë arsye është e vështirë të luash ndaj tyre. Atalanta ka një stil unik. Ata luajnë shumë mirë në një kundër një, mbajnë topin dhe janë të shpejtë në kundërsulme.
Objektivi ynë është të përfundojmë të dytët në renditje, ndonëse e pranoj që fitimi i titullit kampion është më i rëndësishëm për mua. Kam respekt të madh për Gasperinin dhe për atë që ai ka bërë tek Atalanta, në nivel kombëtar dhe europian.
Mungesa e Lookman është e rëndësishme për Atalantën, por nuk mendoj se do të peshojë në lojë. Gasperini e njeh shumë mirë ekipin e tij dhe do të përpiqet të bëjë lojën e tij. Vendimi për zgjedhjen e portierit është shumë i vështirë, sepse të dy janë në formë të shkëlqyer. Për momentin kam zgjedhur Szczesny. Me të kemi folur edhe për Atalantën”, u shpreh Flick.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
12.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit
16 Mars, 23:04
-
GOLAT/ Napoli 'fut ujë', Interi mposht Atalantën dhe shkëputet në krye të Serie A! Bologna 'shuplakë' Lazios, Juventusi turpërohet! Roma tri pikë
16 Mars, 17:27
-
Përballen në Champions, Harry Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë ne favoritët
13 Mars, 16:18
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
PSG i eliminoi, sheikët kërkojnë t'i marrin Liverpoolit edhe kapitenin! Zhvillohet takimi i parë
12 Mars, 15:00
-
Inzaghi: Për këtë që bën, ky Inter nuk merr sa duhet lëvdata! Bayern? I njoh mirë, më vjen keq për Asllanin
12 Mars, 12:46
-
Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi
12 Mars, 10:55