Një shqiptar ka rënë në 'rrjetën' e gazetarëve britanikë gjatë një investigimi vetëm pak ditë pas tragjedisë së 39 emigrantëve që u gjetën pajetë në një kamion frigoriferik. “Daily Mail” ka publikuar investigimin me gazetaren e infiltruar duke zbuluar edhe emrin e shqiptarit që i ofroi dy rrugë për të shkuar në Angli; E para, përmes dokumentacioneve false dhe nisjes nga Tirana me avion kundrejt 17 mijë paundëve dhe e dyta duke u fshehur në një kamion që niset nga Belgjika kundrejt 14 mijë paundëve, ndërsa udhëtimi zgjat 12 deri në 16 orë.
Shqiptari që është pjesë e grupit të trafikut të klandestinëve për në ishull është Kastriot Ahmati. Ai jeton në Angli, madje pa u shqetësuar aspak publikonte në rrjetet sociale në faqen "Shqiptarët në Londër " aktivitetin e tij me ofertat për të hyrë në ishull dhe numrin e telefonit ku ta kontaktonin personat e interesuar për të rekrutuar sa më shumë.
“DailyMail” shkruan se herën e fundit që gazetarja e infiltruar ka komunikuar me Ahmatin në telefon ka qenë ditën e premte, vetëm dy ditë nga tragjedia e 39 klandestinëve, ndërsa frikës dhe shqetësimit të gazetares së infiltruar i është përgjigjur “Thjesht shorti i fatit. Ka qenë e shkruar!”.
Ahmati vijoi më tej duke i thënë se nuk ka asnjë rrezik dhe se edhe ai vetë kishte hyrë në Britaninë e Madhe duke u fshehur në një kamion. “E kam bërë vetë këtë rrugë, ndaj po mundohem të gjej ty rrugën më të thjeshtë” tha Ahmati. Kur ajo vazhdoi të shprehte frikën e saj, duke thënë 'Do të vdesim', Ahmati thjesht qeshi. Ahmati ka konfirmuar se ndodhej në Londër, sipas shkrimit prej të paktën një viti, ndërsa besohet se është nga qyteti i Hasit.
Përpara se të botonin shkrimin gazetarët britanikë e morën në telefon dhe i kërkuan një koment zyrtarisht, por ai u ktheu përgjigje përmes një shoku dhe u tha se bëhej fjalë për një shaka. Gazetarët i kërkuan shpjegime për aktivitetin e tij, por ai mbylli numrin e telefonit dhe fshiu faqen e tij në Facebook të quajtur “Kace Kace”. Agjencitë ligjzbatuese britanike kanë ngritur shpesh shqetësimin mbi rritjen e aktiviteteve të paligjshme nga shqiptarët.
Ju dhjefsha dhe Anglin, nuk ja vlen te paguash 12mij paund e te punosh si qen per 10 vite qe ti shkyesh ato pare te pista.Angli ka maru, vetem nese merren me droge!
PërgjigjuShume e vertete eshtekjo qe thua,por do ishte mire ta peovonin te gjithe shqiptaret jete vend SA veshtire eshte te punosh dhe te jetosh me djerse dhe pa Pune te pista
Thjesht te thuash “Thjesht shorti i fatit. Ka qenë e shkruar!” nuk eshte shkelje ligji dhe nuk eshte shprehje pa edukate, ndoshta jo shume shpreshje delikate. Nese ky ka gisht ne trafikim njerezish per ne Angli atehere eshte akt kriminal dhe do perballet me drejtesine, nese ka prova kunder tij
PërgjigjuThjesht kokrra e malokur
PërgjigjuHAHAHAAA