Gjenden 39 të vdekur në Angli brenda një kamioni frigorifer në Essex, dyshohet se vinte nga Belgjika (FOTO+VIDEO)

Tridhjetë e nëntë persona, burra dhe gra, përfshirë një adoleshent, u gjetën të vdekur në një kamion në një park industrial në Essex.

Policia ka arrestuar me akuzën e vrasjes, drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Policia e Essex ka sqaruar se për ngjarjen tragjike është njoftuar nga një telefonatë nga ambulanca e cila lajmëroi se një kamion i mbushur me njerëz qëndronte brenda parkut.

Shefi i Mbikëqyrësit të Essex, Andrew Marriner tha se automjeti mendohet se ka mbërritur nga Belgjika dhe hyri në Mbretërinë e Bashkuar nga Holyhead në Uells ditën e shtunë. 

Ministria e Jashtme e Bullgarisë konfirmoi se kamioni është i regjistruar në qytetin bullgar Varna, në një kompani në emër të një gruaje nga Irlanda. Megjithatë, kryeministri bullgar, Boyko Borissov, tha se personat e gjetur të vdekur në kamion nuk kanë hyrë brenda kamionit në Bullgari, sepse automjeti nuk ka qenë atje që nga koha që është regjistruar në vitin 2017.

Ekspertët thonë se kontejneri duket të jetë frigorifer, që do të thotë se temperaturat mund të arrijnë -25 ° C. Shefi i Mbikëqyrjes së Policisë së Essex, Andreë Mariner tha se ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. "Kërkimet tona janë duke vazhduar për të vërtetuar atë që ka ndodhur. Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë", tha ai.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte i trishtuar nga incidenti tragjik. “Po marr vazhdimisht informacione nga Ministria e Brendshme dhe po punojmë fort me Policinë e Eseksit për të zbardhur atë që ndodhi saktësisht. Mendimet e mia shkojnë për ata që humbën jetën dhe për të dashurit e tyre”, tha Johnson.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi etninë e personave të vdekur, ose destinacionin përfundimtar të tyre.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka deklaruar se Ambasada në Londër po bashkëpunon me autoritetet për ngjarjen, pasi kamioni besohet se ka mbërritur pikërisht nga shteti ballkanik.

Zona e Essex është populluar kryesisht nga emigrantë me prejardhje nga Bagladeshi, shtet në Azi, gjithsesi, autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shtetësinë e viktimave.

Parku industrial ku u gjend makina me trupat e vdekur ndodhet në një distancë të shkurtër nga Dartford Crossing, e cila lidh Essex me Kent.

Nuk është hera e parë që ndodhin tragjedi të tilla në Mbretërinë e Bashkuar. Në qershor të vitit 2000, u zbuluan kufomat e 58 migrantëve kinezë në Dover. 

Vitet e fundit, shumë migrantë përpiqen të arrijnë Britaninë e Madhe të futur në kontejnerët e automjeteve ose anijeve. Me intensifikimin e kontrolleve nga ana e policisë britanike, udhëtimet e shpresës shpesh kalojnë nëpër Irlandë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Fotografitë e 25 vjeçarit irlandez, shofer i mjetit ku u gjetën trupat e 39 të vdekurve në Essex

Personi i kamionit frigorifer, i arrestuar me akuzën e vrasjes quhet Mo Robinson, 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut. 

Ai dyshohet se e ka futur maunen në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesorë

Udhëtimi vrastar kishte nisur që nga Bullgaria. 39 viktimat ende nuk janë identifikuar. Mendohet se të gjithë janë emigrantë. 

Mendohet se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e të ftohtit dhe asfisksisë. Temperatura e frigoriferit të mjetit shkon në - 25 gradë celsius.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 23/10/2019 12:47

    Incidente tragjik me paramendim,se pari u marrin te hollat dhe me vone i dergojne te vdekur ne kufi. Europa duhet te jete me serioze ne kete drejtim. Rrjeti kriminal shtrihet nga Turqia e Greqia deri ne Angli permes shteteve te BE kete gje e dine sherbimet Sekrete te vendeve te ndryshme por nuk shprehen, heshtja eshte flori sidomos ne rastet per te populluar shtetet e ndryshme me grupe kriminale per te arritur qellimet politike.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 23/10/2019 11:48

    Do Zoti nuk jane shqiptare!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen