Skenari i përsëritur i ditëve të shkuara ka vijuar edhe mëngjesin e së premtes: një grup protestuesish, rreth 8 vetë, kanë kaluar sërish natën para kryeministrisë.
Për t’u ndier më rehat, ata kanë marrë edhe shtroje me vete si batanije e mbulesa dhe janë akomoduar disi në karriget metalike. Protestuesit kanë zgjedhur të njëjtin vend, te pemët pranë godinës duke mos penguar lëvizjen e automjeteve.
Siç ka ndodhur në thuajse një javë tashmë, pas përfundimit të fjalimeve të protestës, disa tubues qëndrojnë te kryeministria.
Protesta e 26-të para kryeministrisë u hap me leximin sërish të kërkesave të artikuluara nga Dritan Goxhaj drejtuar qeverisë dhe Edi Ramës.
Për herë të parë protestuesit kundërshtuan edhe Presidentin Bajram Begaj, pasi bëri thirrje për dialog. Është hera e parë që Presidenti i Republikës përfshihet mes institucioneve që, sipas protestuesve, duhet të shpërndahen.
Komente











Kapeni me shkelma këta ndyrësira që paguhen nga talebanët...
Përgjigju