Me brinjë dhe krah të thyer, këngëtarja e njohur përfundon në spital

Me brinjë dhe krah të thyer, këngëtarja e njohur përfundon në spital

Mel B dhe anëtaret e "Spice girl" që e vizituan në spital

Me siguri që të gjithë prisnit që grupi i njohur “Spice girls” të shfaqej para jush me një koncert, por gjithçka është anuluar. Kjo pasi një nga anëtaret e grupit është lënduar dhe ka përfunduar në spital. Bëhet fjalë për Mel B e cila u kërkoi falje fansave se nuk mund të ishte pranë tyre.

 “Faleminderit shumë të gjitha infermiereve dhe doktorit të mrekullueshëm për të gjithë kujdesin që më kanë dhënë këtu në spital. Po vuaj nga dy brinjë dhe një dorë e thyer dhe po më japin kujdesin maksimal,”- tha këngëtarja e famshme.

Më tej Mel B tregoi se operacioni zgjati më shumë se tre orë, pa shpjeguar sesi u lëndua.

“Fatkeqësisht kam anuluar takimin tim me fansat për firmosjen e librave në Neë York. Ju kërkoj falje të gjithë atyre që blenë një biletë për të më takuar. Ju premtoj se do takohemi në një ditë tjetër, por tani më duhet të kujdesem për krahun e djathtë që është i gjithi i mbledhur, si dhe për brinjët e thyera. Ohh, nuk e shpjegoj dot dhimbjen por mos u shqetësoni sepse jam në duar të sigurta,”- përfundoi ylli i “Spice girls”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj